E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këtë e potencoi sot në konferencë për shtyp kryetari i Shoqatës bankare pranë Odës Ekonomike të RM-së, Kosta Mitrovski.
Mitrovski: Bankat kanë likuiditet të lartë, depozitat e sigurta


Shkup, 27 prill 2017 (MIA) - Sistemi bankar është pjesa më e shëndoshë e ekonomisë sonë. Në këtë moment bankat kanë mjete tepricë likuiduese dhe janë të gatshme t'i servisojnë të gjitha nevojat e qytetarëve, ndërsa kursimet janë të sigurta dhe stabile.

Këtë e potencoi sot në konferencë për shtyp kryetari i Shoqatës bankare pranë Odës Ekonomike të RM-së, Kosta Mitrovski.

"Sistemi bankar posedon kapitalizim të lartë, mjaftueshmëria e kapitalit pothuajse është dy herë më e madhe se minimumi i përshkruar me ligj, dhe si edhe në periudhën e kaluar, ashtu edhe tani bankat disponojnë me likuiditet të lartë", sqaroi Mitrovski.

Sipas tij, prioritet më i madh i të gjitha bankave në Republikën e Maqedonisë ka qenë dhe çdoherë do të jetë, që kursimtarëve të vet, qofshin ata persona juridikë apo fizikë, t'ua garantojnë kursimet, t'u mundësojnë në çdo kohë të mund të disponojnë me to, t'i tërheqin nëse këtë e dëshirojnë, t'i ngrejnë, të bëjnë punë këmbyese, të paguajnë me të në vend dhe jashtë vendit dhe të krijojnë depozita të reja me kushte të pranueshme për ta.

Ai potencoi se qytetarët nuk kanë nevojë të jenë të shqetësuar, kursimet në banka i kanë të sigurta dhe stabile dhe se ata duhet të udhëhiqen vetëm nga interesi i tyre, e ai është që mjetet t'u rriten dhe t'i plasojnë aty ku ata vet do të vendosin.

Publikuar: 27.04.2016 | 16:21
Lexuar: 1884 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime