E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në pyetjen se cili ka qenë bakshishi më i madh të cilin e ke marrë? Meda është përgjigjur se bakshishin më të madh që e ka marrë ndonjëherë ka qenë në Australi. Por, shumën e këtij bakshishi ai nuk ka dashur ta bëjë të ditur duke shtuar se ai gjithnjë bakshishet i ndanë me të tjerët.
Bakshishi më i madh që Meda ka marrë ndonjëherë?!
Këngëtari i mirënjohur kosovar, Mehdin Përgjegjaj-Meda ishte i ftuar këtë javë në emisionin ‘’1 Kafe me Labin’’, i cili transmetohet çdo të dielë nga ora 12:00, në RTV21.

Meda gjatë emisionit i është përgjigjur pyetjeve të moderatorit të këtij emisioni, Labinot Gashi-Labit.

Në pyetjen se cili ka qenë bakshishi më i madh të cilin e ke marrë? Meda është përgjigjur se bakshishin më të madh që e ka marrë ndonjëherë ka qenë në Australi. Por, shumën e këtij bakshishi ai nuk ka dashur ta bëjë të ditur duke shtuar se ai gjithnjë bakshishet i ndanë me të tjerët.

Përveç kësaj, në mesin e shumë pyetjeve në të cilat është përgjigjur Meda, ka qenë edhe përzgjedhja e kryetarit dhe kryetares së estradës. Në këtë pyetje Meda ka thënë se për seriozisht si kryetare të estradës e zgjedhë Shkurte Fejzën, ndërsa për kryetar, të madhin siç e ka quajtur ai, Sabri Fejzullahun.

Ndërkaq, për hajgare si kryetar të estradës Meda ka thënë se e kishte zgjdhur veten, ndërsa për kryetare ndonjë këngëtare që është më e bukur.

Ndërkohë, rikujtojmë që Meda është këngëtar shumë i dashur për publikun, i cili sa herë që lanson një këngë, padyshim që bëhet hit.

Publikuar: 01.05.2016 | 20:04
Lexuar: 439 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime