E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në 4 ndeshjet e fundit të Champions League, bardhekuqtë madrilenë nuk kanë kaluar kurrë 28% të zotërimit të topit, me një mesatare prej 25.5%.
Atletico, në finalen e Champions-it me 25% zotërim topi








Ata që mendojnë se është e nevojshme të kesh zotërimin e topit për të fituar një ndeshje futbolli, gabohen.

Këtë gjë e tregoi Atletico Madrid dhe jo vetëm në gjysmëfinalet ndaj Bayern Munchen, por edhe në çerekfinalet ndaj Barcelonës.

Në 4 ndeshjet e fundit të Champions League, bardhekuqtë madrilenë nuk kanë kaluar kurrë 28% të zotërimit të topit, me një mesatare prej 25.5%.

Në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës patën një zotërim topi prej 25.6% dhe humbën në “Camp Nou” 2-1. Në ndeshjen e kthimit, fituan 2-0 duke mbajtur topin vetëm 22.8% të kohës.

Pak e shumë të njëjtat shifra edhe në ndeshjet ndaj bavarezëve. Në ndeshjen e parë ia dorëzuan topin Bajernit (26.2%) dhe u mjaftuan me një gol të Saulit, ndërsa në “Allianz Arena” mbajtën topin 27.4% të kohës. Kjo i mjaftoi për të bërë një gol, për të gjuajtur një penallti dhe për të kaluar në finale.

Publikuar: 04.05.2016 | 12:14
Lexuar: 388 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime