E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga ana tjetër, shtohet në kumtesë, BPRM edhe mëtej i vlerëson fundamentet ekonomike si të shëndosha, pa prezencën e pabarazive më të mëdha në ekonomi.
BPRM e rriti shkallën e interesit të bonove të thesarit







Komiteti për politikë operative monetare i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) vendosi ta rrisë shkallën e interesit të bonove të thesarit, si shkallë themelore e interesit për 0,75 për qind pikë, prej 3,25 për qind në 4 për qind.

"Vendimi për shtërngimin e politikës monetare është reagim i kërkesës së rritur të devizave dhe presioneve ndaj bazës depozitore të bankave, të cilat në tërësi janë pasojë e pritjeve të përkeqësuar të subjekteve ekonomike, të shkaktuara nga gjendja politike jostabile në vend. Me këtë, ndryshimi i shkallës së interesit është përgjigje në veprimin e faktorëve nga natyra joekonomike," njoftoi sot BPRM.

Nga ana tjetër, shtohet në kumtesë, BPRM edhe mëtej i vlerëson fundamentet ekonomike si të shëndosha, pa prezencën e pabarazive më të mëdha në ekonomi.

"Të gjithë treguesit e deritanishëm orientojnë në rritje solide ekonomike dhe kreditore, pa presione çmimore dhe presione në sektorin e jashtëm. Deficiti në llogarinë rrjedhëse edhe mëtej është mesatar, me efekteve transferuese pozitive nga ndryshimet strukturore në skeotirn e eksportit dhe me derdhje të mjaftueshme financiare për financim e tij. Njëherit të gjithë treguesit për rezerva devizore tregojnë nivelin e tyre adekuat, që është i mjaftueshëm për ballafaqim me goditje", njofton BPRM.

Njëherit nga BPRM theksojnë se si deri tani, edhe në periudhën e ardhshme me kujdes do t'i ndjekin lëvizjet edhe nëse nevojitet, do të bëjnë ndryshime shtes në politikën monetare për stabilizim të tërësishëm të gjendjeve dhe të pritjeve të subjekteve ekonomike, me qëllim që me sukses të realizohen qëllimet e politikës monetare.

Publikuar: 04.05.2016 | 15:14
Lexuar: 2101 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime