E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri Lutfiu mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare për shkenca shoqërore dhe humane me titull “Sfidat : nga diversiteti ne sinergji”
Sfidat: Nga diversiteti ne sinergji



Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Pishtar Lutfiu sot mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare për shkenca shoqërore dhe humane me titull “Sfidat : nga diversiteti ne sinergji” , të organizuar nga Univerziteti ndërkombëtar Ballkanik dhe 16 partner – universitete.

Kjo konferencë është një shembull i mirë për faktin se sa i rëndësishëm është kërkimi shkencor, i lidhur ngushtë me jetën akademike të çdo departamenti si dhe me cilësinë në arsimin e lartë. Falë punës suaj dhe gjithçka që ju doni të ofroni në këtë konferencë ndërkombëtare në lidhje me shkencat sociale dhe humane duke u fokusuar ne temat e shkencave politike, marrdhënive ndërkombëtare, ekonomi, biznes, psikologji, histori, art etj. universitetet partnere të kësaj konference sot gjejnë arsye për t’u krenuar.

Ministri Lutfiu shprehu mirënjohje dhe gatishmëri për të ofruar mbështetjen e duhur që tema të tilla dhe aplikime të tilla të mos jenë vetëm pjesë e disa dokumenteve, por realisht të gjejnë zbatim në fusha të rëndësishme të jetës në praktikë.

Të jesh në një mjedis të tillë, posaçërisht për mua është ndjesi tejet e veçantë, sepse është një ambient ku realisht motivohesh për të mësuar dhe për të qenë bashkë me ju, në mënyrë që arsimi i lartë në Maqedoni, të jetë edhe mjedisi i rëndësishëm ku brumosen dhe faktohen politika të rëndësishme të zhvillimit të vendit, posaçërisht ato për zhvillimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vend dhe rajon.

Gjithashtu theksoi vendosmërinë e institucionit që ai drejton, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, për të ndërtuar dhe për të mbështetur me të gjitha forcat krijimin e hapësirës evropiane të arsimit të lartë, krijimin e asaj hapësire të domosdoshme shkëmbimesh të ndërsjella që në universitete tona kryefjala të jetë cilësia, për tu mundësuar studentëve dhe profesoreve, ambientet e nevojshme që kërkon pasioni i tyre, puna e tyre, cilësia e kërkimit shkencor, të krahasueshme me ato të parametrave të bashkësive evropiane, ku ne duam të integrohemi.

Sigurisht që edhe kjo konference e sotme, tregon për mundësitë e mëdha që ne kemi për të ecur përpara në fushën e bashkëpunimit, në fushën e projekteve të përbashkëta rajonale integruese.Në emrin tim, ju përgëzoj për çfarë keni arritur deri tani, por njëherësh ju garantoj mbështetjen e MASH për të ecur në këtë rrugë bashkëpunimi, ndërveprimi rajonal dhe më gjerë, ku arsimi i lartë ka një rëndësi të dorës së parë - theksoi Lutfiu.

Europa dhe fqinjtë e saj janë një shumllojshmëri e ngjyrave, kulturës, gjuhës e kështu me rradhë. Ne na duhet që ky diversitet të prek sfidat para nesh dhe të gjejë zgjidhjet për të ardhmen e përbashkët.

Publikuar: 13.05.2016 | 16:17
Lexuar: 1460 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime