E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takim u prezantuan hapat që Maqedonia në vitet fundit ka bërë një ngritje mjaft impresive në listat botërore sa i përket krijimit të lehtësirave në ngritjn e bizneseve, gjegjësisht investimeve nga jashtë.
Prezentohet biznes oferta e Maqedonisë!
Ministri për investime të huaja Arlind Zeqiri në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Esnafin e Çarshisë së Shkupit realizoi takim me delegacion të lartë biznesesh nga Turqia pjesë e Federtës së bizneseve nga Anatolia ku nga afër është prezentuar biznes oferta e Maqedonisë!

Në takim u prezantuan hapat që Maqedonia në vitet fundit ka bërë një ngritje mjaft impresive në listat botërore sa i përket krijimit të lehtësirave në ngritjn e bizneseve, gjegjësisht investimeve nga jashtë.

Në vazhdim Zeqiri prezantoi strategjinë që ndjek qeveria e vendit në tërheqjen e investitorëve të huaj. Shtyllat që mbajnë këtë strategji janë krijimi i klimës për investime, ngritja e gdp-së, synimi për bërjen e Maqedonisë destinacioni më i volitshëm për të hapur biznes në Evropë, intensifikimi dhe vazhdimi i reformave etj.

Po ashtu u referuan për lehtësirat që ofron vendi i tij për ngritjen e bizneseve duke përfshirë kohën e shkurtë që nevojitet për një gjë të tillë dhe mungesën e barrierave burokratike ose thjeshtësimin e procedurave doganore.

Janë prezantuar lista dhe grafikone që tregojnë ngritjen e Maqedonisë gjatë viteve të fundit drejt kreut të tyre. Në rangimin e Bankës Botërore për lehtësitë në bërje të biznesit ajo në vitin 2008 ka qenë në vendin e 94-t ndërsa në vitin e fundit është ngjitur në top 20 vendet e para.

Delegacioni i bizneseve nga Turqia te përfaqësuar nga Fatima Semiz kryetarja e Federtates se Bizeseve nga Anatolia ftoi Minstrin Zeqiri në vizitë zyrtare në Turqi për të prezantuar në biznis forume që kjo federatë biznesesh do të organizoj në të ardhmen.

Publikuar: 17.05.2016 | 16:19
Lexuar: 1926 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime