E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai po ashtu ka marrë pjesë edhe në spektaklin “Russia Champion” në vitin 2013-2014-2015 si akrobat picash, ku ka marrë disa çmime.
Tetovari kuzhinjer elitar në Rusi








Mjeshtri i pizzave Rufi Shabani ka dhënë një intervistë për emisionin e Agim Poshkës në Tv 21 Maqedoni dhe për herë të parë ka bërë edhe disa akrobacione për publikun shqiptar në Maqedoni.

Rufiu jeton në Moskë, me profesion është mjeshtër i picave, dhe këtë ai e ka dëshmuar për katër vite.

Ai në profilin e tij në facebook, cdo ditë poston foto dhe video të akrobacioneve të tij gjatë pregatitjes së pizzave.

Fitoi famë duke marrë pjesë në shumë emisione të disa televizioneve ruse, në programet e mëngjesit, ku ka treguar aftësitë e tij si një mjeshtër i jashtëzakonshëm për pica.

Ai është 28 vjeçari Rufi Shabani nga fshati Llërc, rrethi i Tetovës, i cili është edhe përgjegjës i 9 restoranteve.

Ai po ashtu ka marrë pjesë edhe në spektaklin “Russia Champion” në vitin 2013-2014-2015 si akrobat picash, ku ka marrë disa çmime.

Në vazhdim ndiqni intervistën e Rufi Shabanit dhënë për tv21.

Publikuar: 23.05.2016 | 00:11
Lexuar: 1885 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime