E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ahmeti spjegoi gjithë ecurinë në drejtim të arritjes së marrëveshjes deri tek rikthimi i Kuvendit dhe anulimi i zgjedhjeve të paracaktuara më 5 qershor të këtij viti.
Ali Ahmeti takon Ambasadorin turk Ömür Sölendil
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë, z. Ömür Sölendil, Ambasador i Republikës së Turqisë në Maqedoni.

Kryetari i BDI-se Ahmeti dhe Ambasadori Şölendil bashkëbiseduan në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, mënyrat për tejkalim të krizës, bashkëpunimin bilateral midis Maqedonisë dhe Turqisë si dhe shkëmbyen opinione rreth zhvillimeve në rajon.

Ahmeti spjegoi gjithë ecurinë në drejtim të arritjes së marrëveshjes deri tek rikthimi i Kuvendit dhe anulimi i zgjedhjeve të paracaktuara më 5 qershor të këtij viti.

Ali Ahmeti theksoi që Marrëveshja e Shkupit vijon të funkcionojë me të gjitha kapacitetet e veta ndërsa Qeveria e ka për detyrë që të zbaton reformat e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar dhe uroi që ky proces i dakordimit të reformave të jetë gjithëpërfshirës.

Lideri i BDI-se Ahmeti shprehu vlerësim për pozitën e Turqisë përballë krizës politike në Maqedoni dhe shprehu bindjen që dialogu midis palëve duhet të jetë në drejtim të rikthimit të sigurisë dhe stabilitetit në vend, ndërsa reformat e zbatuara duhet të krijojnë kushtet për zbatim të zgjedhjeve të besueshme.
Ali Ahmeti takon Ambasadorin turk Ömür Şölendil

Publikuar: 23.05.2016 | 13:53
Lexuar: 475 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime