E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Projekti shkollor i EVN Maqedonisë është fitues i çmimit për shoqëri përgjegjëse dhe shembull për bashkëpunim të mirrëfilltë rreth sektorit privat dhe qytetar.
Projekti shkollor i EVN-së po ndërton gjernata të reja me konsumatorë të përgjegjshëm

Kuiz garimi për fëmijë në fushën e efiçiencës energjetike i cili u mbajt në Strugë është Projekti shkollor i EVN Maqedonisë për vitin shkollor 2015/2016.

Fituesit e garimit janë nxënësit e Sh.f “Mançu Matak” nga Krivogoshtani, vendin e dytë e fituan nxënësit e Sh.f. “Kole Nedelkovski” nga Shkupi, ndërsa vendi i tretë iu plasua nxënësve Sh.f. “Hristo Uzunov” nga Ohri.

Java e garimit filloi me shkollat fillore, i cili është i përbërë nga të rinjë nga më shumë shkolla të mesme të vendit, ku krijuan dhe i përpunuan lojërat për kuizin. Në kuizin përsëri, garuan gjashtëdhjetë fëmijë me njohuri të fituara në kuadër të klubeve energjetike të cilat EVN Maqedoni këtë vit i formoi në dymbëdhjetë shkolla të ndryshme në Maqedoni.

Rritja e vetëdijës për efiçiencën energjetike përmes arismimit të vazhdueshëm për shfrytëzim me mençuri dhe sigurt të energjisë elektrike, ndërsa qëllimi i Projektit Shkollor i cili tani më që 9 vite e organizon EVN Maqedoni. Përmes aktiviteteve të projektit shkollor krijohen gjenerata të reja të konsumatorëve të përgjegjshëm të energjisë elektrike, tek ata ku vetëdija për efiçiencë energjetike do të jetë pjesë e pandashme nga jeta.

Përmes metodava bashkëkohore për edukim, deri më tani 37.000 nxënës nga shkollat fillore nga klasa e katërt deri në të gjashtën kanë rritur diturinë dhe njohuritë për energjinë elektrike, format për kursim, si dhe për masat e sigurisë për shfrytëzimin e saj. Fëmijët gjithashtu kishin mundësi, përmes kampanjave promotive lokale të mësojnë dhe të ndajnë diturinë me të tjerët.

Projekti shkollor i EVN Maqedonisë është fitues i çmimit për shoqëri përgjegjëse dhe shembull për bashkëpunim të mirrëfilltë rreth sektorit privat dhe qytetar.

Patnerë për procesimin e projektit është dhe sektori civil. Organizata “Konekt” dhe me organizatat lokale: “MACEF” nga Shkupi, “Këshilli i të rinjve” nga Ohri, “Planetum” nga Strumica dhe “Korrje e dijës” nga Prilepi.
Projekti shkollor i EVN-së po ndërton gjernata të reja me konsumatorë të përgjegjshëm
Projekti shkollor i EVN-së po ndërton gjernata të reja me konsumatorë të përgjegjshëm
Projekti shkollor i EVN-së po ndërton gjernata të reja me konsumatorë të përgjegjshëm

Publikuar: 27.05.2016 | 13:49
Lexuar: 1644 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime