E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aksionerët që kishin investuar tek "Samsung SDI" u tërhoqën menjëherë dhe vlera e kompanisë ra në mënyrë të tmerrshme në bursë, duke humbur 580 milionë dollarë brenda 24 orësh.
Një informacion kushtoi 580 milionë dollarë







Postimet në "Twitter" mund të duken të padëmshme për njerëzit normalë, por jo kur je themeluesi dhe kreu i një kompanie të rëndësishme ndërkombëtare.

Pasi u hapën fjalë se kompania e prodhimit të makinave elektrike, "Tesla", do të bashkëpunonte me "Samsung SDI" për prodhimin e baterive të reja, themeluesi Elon Musk sqaroi me një postim në Twitter se do të bashkëpunonin me "Panasonic", por jo me "Samsung SDI".

Aksionerët që kishin investuar tek "Samsung SDI" u tërhoqën menjëherë dhe vlera e kompanisë ra në mënyrë të tmerrshme në bursë, duke humbur 580 milionë dollarë brenda 24 orësh. Ndërsa "Panasonic" u rrit me 800 milionë dollarë gjatë të njëjtës kohë.

Themeluesi i "Tesla-s" u përpoq ta zbusë dëmin me një postim tjetër duke thënë që do të bashkëpunonte me "Samsung" për pajisje të tjera shtëpiake, por investuesit duken të bindur që e ardhmja është tek makinat elektrike.

Musk pritet të hapë së shpejti fabrikën "Gigafactory" (foto 2) e cila do të prodhojë bateri për modelin "Tesla 3". Kjo fabrikë jo vetëm që do të funksionojë me energji të rinovueshme, por edhe pjesët e "Tesla-s" do të jenë të riciklueshme.
Modeli `Tesla 3` u paraqit më 31 Mars

Publikuar: 09.06.2016 | 15:35
Lexuar: 1926 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime