E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

argje poetike prezantuan poetë nga Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore e Shqipëria, ndërsa në 20 vjetorin e vdekjes, ky aktivitet iu përkushtua emrit dhe veprës së shkrimtarit gjilanas, Beqir Musliut, duke u përuruar libri studimor i prof. dr. Yrjet Berishës (tashmë i ndjerë), “Poetika e Beqir Musliut”, i botuar nga Shtëpia botuese "Beqir Musliu".
Fjala e shkruar jehoi në Grykën e Karadakut
Manifestim i poezisë "Trekëndëshi poetik i paqes"



S.Aliti
E.Bajrami




E kush më mirë se vargu poetik i shpreh emocion ardhjes së lirisë. Edhe kënga ngritet nga vargu dhe i bëhet aq shumë jehonë lirisë. Fjala e shkruar lë gjurmë ndër shekuj, e ndajnë e copëtojnë në shtete e kufij, por jehona e fjalës së shkruar bashkon, e ribashkon. Fjala e shkruar poetike tuboi krijuesit në trekëndëshin kufitar, po dihet shqiptaro-shqiptar, nga gjithë cepat e shqiptarisë në një vend, në Dunav të kremtojnë lirinë e Kosovës. Fjala e shkruar jehoi në Grykën e Karadakut, ashtu siç ndër shekuj u dha kushtrimi dhe jehona për liri, kushtrimi për të mbrojtur vatanin e pragun e shtëpisë. Kushtrimi poetik u dha nga organizatorët dhe udhëheqësit e Ars Clubit "Beqir Musliu" të Gjilanit në Manifestimin rajonal të poezisë, "Trekëndëshi poetik i paqes".

Vargje poetike prezantuan poetë nga Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore e Shqipëria, ndërsa në 20 vjetorin e vdekjes, ky aktivitet iu përkushtua emrit dhe veprës së shkrimtarit gjilanas, Beqir Musliut, duke u përuruar libri studimor i prof. dr. Yrjet Berishës (tashmë i ndjerë), “Poetika e Beqir Musliut”, i botuar nga Shtëpia botuese "Beqir Musliu". Nehas Sopaj, nga Universiteti i Shkupit, foli për librin dhe krijimtarinë letrare të Beqir Musliut, ku edhe u lexuan poezi nga opusi i këtij poeti.

Nga Saranda këtë manifestim kishte ardhur që ta nderonte Agim Mato. Në këtë manifestim u vlerësua krijimtaria poetike e këtij shkrimtari, ku diskutuan Zejnepe Alili Rexhepi nga Universiteti i Tetovës, Nexhat Rexha, kritik e poet, Albina Idrizi, shkrimtare si dhe Timo Merkuri, poet e studiues letrar nga Saranda.

Ora poetike " Koha e poezisë ", gërshetoi këtë aktivitet të gjashtin me radhë, poetë nga të gjitha trevat shqiptare paraqitën krijimet e veta, që do të përmblidhen në një botim të veçantë.
Dreka tradicionale me ushqime të kuzhinës popullore dhe traditës karakteristike të Anamoravës, flija e pitet e gatuara u shtruan për të gjithë mysafirët, një gosti e veçantë.
foto2

Sabit Rustemi nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, theksoi se tradita e këtij manifestimi vazhdon dhe është i kënaqur me prezencën dhe pjesëmarrjen e krijuesve që pranuan ftesën dhe nderuan këtë aktivitet letrar. Ky manifestim u realizua nga Ars Clubi “Beqir Musliu” me seli në Gjilan, i mbështetur nga Ministria e Kulturës e Kosovës, Departamenti për kulturë dhe Komuna e Gjilanit, përkatësisht Njësia për Kulturë, Rini dhe Sport, për nder të 12 Qershorit, Ditës së Lirisë për Kosovën dhe 15 qershorit, Ditës së Çlirimit të Komunës së Gjilanit.

Ky aktivitet na bëri bashkë që përmes vargjeve të manifestojmë dashurinë për lirinë dhe paqen nga ky trekëndësh kufitar për frymëzime të reja dhe vlera artistike, këtë vit për të gjashtën herë me radhë, e për shumë hera të tjera.
Vazhdojnë aktivitete e këtij klubi edhe më tej në ceremoninë e dhënies së Çmimit letrar "Beqir Musliu", ku fitues i këtij viti është shkrimtari Shaip Beqiri.
foto1

Publikuar: 27.06.2016 | 16:49
Lexuar: 2428 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime