E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vaksina do të jenë të vendosura imazhe shokuese, sikurse janë ato të sëmurëve me tumor të cilat do vendosen mbi paketat e duhanit, por duke iu përshtatur sëmundjeve prej të cilave rrezikojnë fëmijët në rast mosbërjes së vaksinës, sikurse janë sëmundjet infektive, penumoniti, etj.
Mos i humbisni: Disa studime pikante mbi shëndetin

Ky është propozimi që vjen nga epidemiologë dhe docentë të Universitetit Mjekësor të Romës në kuadër të fushatave pro vaksinimit. “Do të jenë mesazhe sensibilizuese në mënyrë që të bindim prindërit për efikasitetin e vaksinave dhe sëmundjet që shmangen me kryerjen e tyre. Pasi është parë së fundmi numri i lartë i informacioneve dhe botimeve që dalin kundër vaksinimit”-shpjegojnë epidemiologët. Sipas tyre këto fushata janë shumë të dëmshme, pasi në disa vende të botës, edhe në Europë e më gjerë shumë fëmijë vdesin akoma nga mos vaksinimi dhe sëmundjet infektive.

Fibrat ulin rrezikun e alergjive, sheqeri e rrit

Një tas me krunde dhe fruta në mëngjes mund të ndihmojë në parandalimin e alergjive ushqimore. Një studim i kryer mbi kavie eksperimentale dhe publikuar në “Reportet Cell” tregon faktin se një dietë e pasur me fibra ndryshon bakteret e zorrëve dhe ndihmon në zvogëlimin e reagimeve serioze ndaj alergjive ushqime. Studiues të “Monash University” në Melbourne, Australi thonë se shtimi i rasteve të alergjive ushqimore ka lidhje me regjimin ushqimor. Në këtë mënyrë ata zhvilluan një studim duke i ndarë në dy grupe, përkatësisht në kaviet që u ushqyen me produkte më shumë të sheqerosura dhe tjetër grup me bazë fibrat. Rezultoi se grupi i dytë kishte shfaqur më pak alergji ushqimore sesa grupi i parë. Gjithashtu ata kanë parë se bakteret e zorrëve, pas marrjes së fibrave, lëshonin një acid yndyror që ndikonte në përgjigjet alergjike duke modifikuar sistemin imunitar. Të njëjtin efekt, për të reduktuar peshën e reaksionit alergjik, u vu re edhe pas hyrjes në mënyrë artificiale të acidit yndyror me një transplantim të baktereve të zorrëve në minj që nuk kishin marrë fibra : flora bakteriale e tyre ishte e rimodeluar.

Pesticidet substanca që ndryshojnë hormonet, alarm në BE

Pas shumë debateve, replikave dhe polemikave gjithmonë e më të ashpra, edhe nga ana e Parlamentit Europian, Komisioni Europian ka përcaktuar kriteret për të identifikuar substancat aktive në nivelin endokrin në pesticidet dhe biocideve, ose ato substanca , natyrore dhe kimike , të cilat mund të ndikojnë në funksionimin e sistemit të hormoneve dhe në këtë mënyrë të shkaktojnë dëme serioze në shëndetin e njerëzve dhe kafshëve. Për këtë do të bazohet në kërkime të forta shkencore, përshtatur edhe me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Brukseli ka prezantuar dy pjesë të legjislacionit, të cilat duhet të miratohen nga Këshilli dhe Parlamenti, që lista e “kritereve shkencore që do të lejojnë një identifikim më të saktë të kimikateve që janë të lejueshme në nivelin endokrin të pesticideve dhe biocideve. Përveç kritereve , Komisioni ka vendosur një sërë iniciativash për të minimizuar ekspozimin ndaj simptomave shqetësuese : në afat të shkurtër do të fokusohet në kërkimin dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, në afat të mesëm në metodologjinë për testim dhe në afat të gjatë në rregullore.

15 minuta ushtrime dhe ecje ulin rrezikun e sëmundjeve

Janë mëse të mjaftueshme 15 minuta ushtrime fizike, një ecje e shkurtër me hap të avashtë, për të kontribuar në shëndetin tuaj, për të reduktuar rrezikun e vdekjes tek të moshuarit. Është një objektiv për të cilin duhet t’ia venë vetes veçanërisht të moshuarit mbi 65 vjeç, edhe pse për ta kjo mund të jetë një sfidë më vete. Është ky përfundimi i një studimi francez publikuar nga Poliklinika “Saint-Etienne” prezantuar në takimin e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë në “Europrevent 2016”. Ekspertët kanë evidentuar gjithashtu edhe efektet mbrojtëse të sportit mbi mbijetesën tek të moshuarit, apo mbi rëndësinë e aktivitetit fizik tek të moshuarit, duke reduktuar rrezikun e vdekjes. Është tejet interesante ajo çka vihet në dukje është se përfitimet më të mëdha arrihen në drejtim të zvogëlimit të rrezikut të vdekjes tek të moshuarit që janë gjetur të jenë joaktive kur më pas ata kalojnë aktivë ( 15 minuta në ditë, një qëllim brenda mundësive të të gjithë të moshuarit duhet t’ia vënë vetes), ndërsa në rast mos ushtrimi dhe kalimin i jetës në mënyrë sedentare është tejet e rrezikshme dhe shton sëmundshmërinë.

Aspirina e lëngshme, “armë” e re kundër tumoreve në tru

Mund të jetë aspirina e lëngshme “arma” më e re për të luftuar kundër tumoreve në tru, veçanërisht kundër një prej formave më agresive sikurse është glioblastoma. Një lloj i veçantë i këtij ilaçi, i ashtuquajtur ‘IP1867B’ me dy përbërës shtesë mesa duket është 10 herë më efikas sesa kemioterapia për të vrarë qelizat tumorale, kjo të paktën sipas një studimi të zhvilluar në Universitety Portsmouth, prezantuar në konferencën ‘Brain Tumors 2016’ mbajtur në Varshavë, Poloni. Studim për të cilin duhet të kryhen ekzaminime të tjera, por që deri tani duke mjaft shpresëdhënës. Krijimi i një aspirine të lëngshme ka qenë gjithmonë një prej objektivave më të rëndësishëm në nivel shkencor, pasi ato të tretshmet, në dispozicion në treg nuk janë me të vërtetë të tillë dhe përmbajnë granula të cilat mund të shkaktojnë efekte anësore në stomak. Formulimi i ri i aspirinës, i zhvilluar në bashkëpunim me një “start –up” të vogël në Mançester, rezulton të ketë aftësinë për të kaluar barrierën e gjakut në tru, e cila mbron atë, në të njëjtën kohë mund të parandalojë disa lloje ilaçesh të arrijnë deri te tumoret dhe ta mundin atë. Testuar në qelizat kancerogjene tek të rriturit dhe fëmijët me glioblastoma është dëshmuar të jetë më efektive se çdo kombinim i barnave aktualisht në përdorim, pa dëmtuar qelizat e shëndosha. Duhet të presim për analiza të mëtejshme, por të tre përbërësit janë miratuar për përdorim njerëzor, siç është raportuar nga Daily Mail janë gjithashtu të bindur se duke shtuar edhe dy trajtime kimioterapie ( eksperimentet kanë filluar) rezultatet mund të jenë edhe më të mira.

Humbja e dëgjimit te fëmijët, 50 % e rasteve parandalohen

Strategjitë efektive që ndihmojnë në parandalimin e humbjes së dëgjimit janë vaksinimi i fëmijëve ndaj sëmundjeve të fëmijërisë si fruthi, rubeola, meningiti dhe parotiti. Vaksinimi i vajzave adoleshente dhe në moshën riprodhuese ndaj rubeolës, përpara shtatzënisë. Testet depistuese për sifilizin dhe sëmundje të tjera infektive gjatë shtatzënisë. Përmirësimi i kujdesit ante dhe perinatal, duke përfshirë praktika të testit të dëgjimit që në lindje. Diagnostikimi i hershëm i fëmijëve me otit media, dhe marrja e trajtimit të duhur për këtë diagnozë. Shmangia e përdorimit të disa medikamenteve që shkaktojnë humbje të dëgjimit, me përjashtim të rasteve të dhëna nga specialisti i cili monitoron gjendjen dhe ecurinë e mjekimit. Referimi i hershëm i foshnjave me rrezik të lartë për shurdhësi te specialisti. Foshnjat me rrezik të lartë janë ato që kanë në historinë familjare raste me shurdhësi, kanë lindur me peshë të vogël, me asfiksi në lindje, ikter ose meningit. Reduktimi i ekspozimit ndaj zhurmave të larta nëpërmjet rritjes së ndërgjegjësimit ndaj këtyre rreziqeve, forcimi i legjislacionit lidhur me emetimin e zhurmave të forta dhe kushtet në vendin e punës, inkurajimi dhe nxitja e individëve për të përdorur pajisje mbrojtëse për zhurmat si tapa veshësh apo kufje që i reduktojnë zhurmat etj./mapo/

Publikuar: 03.07.2016 | 16:25
Lexuar: 515 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime