E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mësimi falas i njërit nga këto tri gjuhë përfshin 30 orë nga 90 minuta. Paraqitja mund të kryhet në 30 qendra të punësimit nëpër vend.
Kurse falas për gjuhë të huaj për të papunët deri në moshën 29 vjeçare









Kanë filluar kurset në gjuhën angleze, gjermane dhe franceze për personat e papunë deri në moshën 29 vjeçare që i ka siguruar Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë (APRM).

Siç deklaroi sot drejtori i Agjencisë, Vllatko Popovski, trajnimi ka filluar më 1 korrik dhe momentalisht e vizitojnë 255 kandidatë nga gjithsej 818 të paraqiturit. Për start të çdo kursi, është e domosdoshme të jenë të paktën 10 vetë në grup.

"Vend për paraqitje ka duke pasur parasysh se është parashikuar trajnim falas të marrin 1.000 persona. Kusht është që kandidatët të mos jenë më të vjetër se 29 vjeç dhe të mos jenë të punësuar", tha Poposki pas vizitës së Qendrës për gjuhë të huaja në Shkup ku zhvillohet një pjesë e trajnimit.

Mësimi falas i njërit nga këto tri gjuhë përfshin 30 orë nga 90 minuta. Paraqitja mund të kryhet në 30 qendra të punësimit nëpër vend.

Nga viti 2011 deri në vitin 2015 kurse falas për gjuhë të huaja kanë kaluar 5.325 kandidatë, nga të cilët në këtë moment janë punësuar 2.477, që sipas Popovskit, është sukses i mirë. IT trajnime, tash për tash përkujtojnë 180 të rinj nga të cilët 58 me mbështetje të mjeteve buxhetore, ndërsa të tjerat me ndihmën e mjeteve nga IPA.

Për dy tipet e trajnimeve, IKT dhe gjuhët e huaja, janë siguruar 100.000 euro ose nga 100 euro për çdo kandidat. Mbështetje nga IPA nuk paraqet kufizim në raport me vitet, mund të paraqitet çdokush që ka interes.

Publikuar: 07.07.2016 | 13:42
Lexuar: 1684 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime