E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kandidatja Lindita Ademi i ka arritur qëllimet e përcaktuara, ka treguar njohje të gjerë për terminologjinë e teknologjisë informatike, duke dhënë propozime për standardizimin dhe shqipërimin e kësaj terminologjie, vlerësoi komisioni përkatës.
Ligjëruesja e UT-së, Lindita Ademi e mbrojti disertacionin e doktoraturës











Në Fakultetin Filologjik ,,Bllazhe Koneski” të Universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi”, në Shkup, ligjëruesja e Fakultetit Filologjik në Programin studimor Gjuhë dhe Letërsi Angleze të Universitetit të Tetovës, Mr. Sc. Lindita Ademi, më 07.07.2016 e fitoi thirrjen shkencore: Doktor i shkencave filologjike.

Ajo, para komisionit në përbërje: Prof. Dr. Zoze Murgovski - kryetar, Prof. Dr. Agim Poloska - mentor, Prof. Dr. Marija Janeva, anëtar, Prof. Dr. Asllan Hamiti - anëtar dhe Prof. Dr. Mirushe Hoxha – anëtar, e mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës, me temë: ,,Terminologjia e teknologjisë informatike kompjuterike në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe-analizë krahasuese”.

Kandidatja Lindita Ademi i ka arritur qëllimet e përcaktuara, ka treguar njohje të gjerë për terminologjinë e teknologjisë informatike, duke dhënë propozime për standardizimin dhe shqipërimin e kësaj terminologjie, vlerësoi komisioni përkatës.

Po ashtu, komisioni vuri në dukje se në këtë studim shkencor është bërë trajtimi i problemeve të veçanta që kanë të bëjnë me këtë terminologji në nivel nacional, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, me qëllim që të përcaktohen dhe shfrytëzohen  termet e kësaj fushe, të cilët janë të definuar mirë, dhe do të përdoren në të gjitha dokumentet, tekstet shkollore dhe profesionale në vend. Rezultatet nga hulumtimet janë shkencërisht të qëndrueshme dhe janë të një rëndësie të veçantë, të cilat janë të publikuara në disa punime shkencore te realizuara nga kandidatja Lindita Ademi.

Sipas gjithë kësaj, komisioni e vlerësoi disertacionin me notën më të lartë, i cili i plotëson të gjitha kushtet profesionale, shkencore dhe akademike për gradën shkencore: Doktor i shkencave filologjike.

Ligjëruesja e UT-së, deri më tani ka dhënë kontribut të çmuar në lëmin e gjuhëve dhe këtë e ka dëshmuar me pjesëmarrjen e saj në disa konferenca shkencore, simpoziume, tribuna, trajnime, si dhe në shumë aktivitete të tjera me rëndësi për arsimin e lartë dhe shkencat e filologjisë.
Ligjëruesja e UT-së, Lindita Ademi e mbrojti disertacionin e doktoraturës
Ligjëruesja e UT-së, Lindita Ademi e mbrojti disertacionin e doktoraturës

Publikuar: 10.07.2016 | 13:39
Lexuar: 2473 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime