E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pietro Marubbi ishte piktor dhe ishte italian. U kthye në fotograf dhe po ashtu u bë shqiptar. Ai ishte anëtar i kryengritjes garibaldine, dhe pas humbjes, për shkak të përndjekjeve u arratis matanë Adriatikut dhe shkoi të banonte në Shkodër.
“L’espresso”: Ja pse Marubi është fotografi më i madh i Ballkanit











Në Shkodër gjendet muzeu me 150 mijë foto të fotografit më të famshëm të Ballkanit

Revista italiane “L’espresso” i ka kushtuar një hapësirë speciale dinastisë Marubi. Duke bërë një reportazh nga Shkodra, autorët italianë mbeten të magjepsur pas fotografive të Marubit dhe Kel Kodhelit.

Pietro Marubbi ishte piktor dhe ishte italian. U kthye në fotograf dhe po ashtu u bë shqiptar. Ai ishte anëtar i kryengritjes garibaldine, dhe pas humbjes, për shkak të përndjekjeve u arratis matanë Adriatikut dhe shkoi të banonte në Shkodër.

E ndryshoi emrin në Pjetër Marubbi dhe themeloi atë që mund të quhet dinastia më e famshme fotografike në Ballkan. Më pas ai u ndoq nga Kel Kodheli, që i mori emrin e madh dhe vazhdoi punën e Pjetrit. Po ashtu fotograf u bë edhe Gega, djali i Kelit. La pas 150 mijë fotografi të bëra gjatë viteve 1858-1950.

Po e shkruaj këtë reportazh, pasi isha në Shkodër dy javë më parë dhe kërkova për muzeun e Marubëve. E gjeta në një ndërtesë të vjetër në qendër të qytetit, por është e vështirë ta gjesh, pasi është e rrethuar nga kazerma të vjetra komuniste, dhe është mjaft e nevojshme të pyesësh taksistët që rrinë përreth.

Në brendësi të 150 mijë fotove, nuk janë ekspozuar më shumë se 30. Rojet ishin dukshëm të irrituar nga vizita jonë. Një grua që nuk bënte gjë tjetër veç duke përsëritur “dy euro” dhe me asnjë kusht nuk pranonte para shqiptare. Pastaj na shikonte pas shpine sikur të ishim hajdutë.

Në mbrëmje në një nga dyqanet e librave të përdorur të Shkodrës arritëm të blinim dy albume me foto të italo-shqiptarit. Marubbi ishte një artist dhe vizionar i madh. Emigroi në një vend ku askush nuk dinte të fotografonte. Në një vend që për fotografinë dinte mjaft pak. Shqipëria jetonte me kujtimet e së shkuarës, mes mesjetës tribale otomane.
Ja pse Marubi është fotografi më i madh i Ballkanit

I ardhuri nga Italia duhej t’iu dukej si ardhur nga e ardhmja; mes të tjerash ai solli me vete edhe teknologjinë më moderne të fotove. Më pas i mjaftoi ta vendoste modernitetin përballë antikes dhe duke kalkuluar me precizion parametrat e dritës e të kohës.

Mbi lastrat të mbuluara me argjend dukeshin figurat, të cilat do të ishin më të përshtatshme si piktura, një variant i Rilindjes. Por në Shqipëri nuk kishte art të pikturave të Rilindjes, por Pjetër Marubi bëri që Shqipëria të kishte një art të tillë.

Sa të bukura janë këto figura të fund-shekullit të XIX! Burrat të veshur me veshje tradicionale të qepura me ar dhe argjend, të mbushur me armë, me pistoleta shtatëqindëshe, me revolver arkaikë, me karikatorë, fishekë, etj. Pra gjithçka është burrërore, plot me krenari luftuese.

Aq bukur duken këto fotografi, sa të duket se malësorët që kanë pozuar, kanë kaluar orë të tëra para një pasqyre në garderobë. Sepse përtej pushkëve, pistoletave, armëve të shumëllojshme, malësorët kanë veshur rrobat e tyre tradicionale që janë të jashtëzakonshme. Sa nganjëherë ata duken si balerina me mustaqe.
Ja pse Marubi është fotografi më i madh i Ballkanit

Gratë shqiptarë kanë më pak fat. Natyrisht janë të mbuluara me ar. Zinxhirët e kanë prej ari e argjendi. Burrat e tyre nuk i lënë pa unaza, pa rrathë, vathë veshi, nuk kursehen për të blerë damask dhe mbi stofra të tjera të shtrenjta, por gjithë këtë e bëjnë për të vënë në dukje pasurinë e tyre, dhe jo për bukurinë femërore. Feminizmi është i fshehur, i largët, i burgosur.

Gratë duken si fagotë të privuara nga seksi. Burrat, përkundrazi, duken të fortë, të ashpër, pak të egër, luftëtarë, bëjnë një impresion të këndshëm.

Në fotot e Marubit shikohet se si po lind realiteti i mediave. Fotografitë bëjnë ende pjesë në botën e pikturave, por tashmë paralajmërojnë një epokë të re. Njerëzit në foto janë të paraqitshëm, seriozë, të vetëdijshëm për situata të jashtëzakonshme si krijimi i imazhit të bukur.

Në atë kohë, megjithatë, ishin vetëm më të pasurit ata që ia lejonin vetes të bënin fotografi. Pjesa tjetër e shikonte lojën si spektator. Shumë nga këta “malësorë të egër” që janë të armatosur deri në dhëmbë dhe të veshur në një mënyrë orientale, nuk janë gjë tjetër, vetëm djemtë e qytetit që kanë veshur kostume të tilla. Pothuajse çdo ditë ata veshin rroba perëndimore, frekuentojnë shkollat e Shkodrës dhe mësojnë gjuhën franceze. Këtë e tregojnë më së miri fytyra dhe duart delikate.

Ata që në fakt kanë zbritur vërtet nga malet për të bërë një fotografi për herë të parë në jetën e tyre, njihen, sepse janë me pushkë antike, me gratë që janë të dekoruara në mënyrë shumë të pasur, janë vendosur në mjediset në skenografinë artificiale të ateliesë.

E ndërsa Garibaldit iu desh të arratisej nga Tangeri deri në Amerikë, Pjetër Marubi përfundoi në Shqipëri duke zbuluar një vend të ri, që në fakt është vendi më i lashtë në Evropë. Muzeun e gjeni në rrugën Muhamet Gjollesha. Pyesni taksistët.

Publikuar: 14.07.2010 | 03:31
Lexuar: 5444 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime