E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në forumin, në organizim të "Maqedonia 2025" dhe Agjencisë për migrim, marrin pjesë mbi 130 mysafirë prej të cilëve shumica kanë jetuar në diasporë dhe janë kthyer në Maqedoni të fillojnë biznes apo ta vazhdojnë bashkëpunimin.
Mërgimtarët dëshirojnë të investojnë në TI, autsorsing, turizëm dhe bujqësi


Shkup, 21 korrik 2016 (MIA) - TI dhe autsorsing, turizëm, bujqësi dhe teknologji të lartë, janë sferat në të cilat do të investonim në Maqedoni mërgimtarët nga diaspora, tregon hulumtimi që organizata "Maqedonia 2025" e prezentoi në forumin e sotëm për biznesmenë nga diaspora.

Në rezultatet e hulumtimit thuhet se tregu i punës ka nevojë për zhvillimin e mëtejmë dhe investimin në edukim, si dhe se fuqia punëtore ekzistuese është e aftë shpejtë t'i mësojë nevojat e vendeve të punës. "Shërbimet administrative varen nga kompetencat e disa individëve dhe shteti duhet të vendos programe për trajnim për trajnimin e tyre sipas standardeve dhe nevojave të investitorëve, potencojnë nga "Maqedonia 2025" dhe theksojnë se është jokorrekt promovimi i Maqedonisë si vend me fuqi punëtore të lirë. Investitorët, theksojnë, kërkojnë fuqi punëtore të kualifikuar dhe të arsimuar dhe vendi duhet të profilizohet si destinacion me kuadër profesional dhe jo më të lirë.

Në forumin, në organizim të "Maqedonia 2025" dhe Agjencisë për migrim, marrin pjesë mbi 130 mysafirë prej të cilëve shumica kanë jetuar në diasporë dhe janë kthyer në Maqedoni të fillojnë biznes apo ta vazhdojnë bashkëpunimin.

Biznesmeni, Hasan Mazllum, i cili vjen nga rajoni i Dibrës, ndërsa është kthyer në Maqedoni nga Italia, siç qëndron në kumtesën e "Maqedonia 2025", ju bëri thirrje promotorëve në diasporë të promovojnë mundësi për të investuar në mjediset rurale. "Atje, nuk vijnë investime të mëdha, ndërsa njerëzit në diasporë janë të lidhur në mënyrë emotive me vendet prej nga vijnë. Në Maqedoni është e nevojshme të vendosen shkolla për zanate, që të mund të funksionojnë investimet. Është joreale secili të punojë menaxher", theksoi Mazllum.

Sipas drejtoreshës ekzekutive të "Maqedonia 2025", Biljana Markoviq - Stamenova, është e nevojshme të vendoset strategji në nivelin më të lartë institucional për evidentimin, tërheqjen dhe servisimin e investitorëve nga diaspora.

"Pa një strategji të tillë shteti është duke humbur potencial të madh që t'i rrisë investimet të cilat do të vinin prej mërgimtarëve. Strategjia duhet t'i përfshijë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga diaspora të cilat mund të kontribuojnë me transferin e njohurive, qasjen në tregjet e reja si dhe prodhimin e produkteve inovative me origjinë nga Maqedonia", theksoi Stamenova.

Ministri i Investimeve të Huaja, Xheri Naumof, ka theksuar se në promovimin e tij të shtetit në mënyrë aktive fokusohet në njerëzit e diasporës të cilët dëshirojnë të fillojnë ndërmarrje të vogla apo të mesme dhe mikro ndërmarrje në Maqedoni, të cilët para së gjithash punojnë me teknologji të mençura dhe produkte me vlerë të shtuar.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, deklaroi se me angazhimin e përbashkët të të gjitha institucioneve dhe "Maqedonia 2025" është duke u punuar në krijimin e kushteve për investitorët.

"Gëzon fakti që Maqedonia 2025 është e përkushtuar në këtë drejtim. Nga ana jonë jemi duke shqyrtuar që këtë ta plotësojmë edhe me animimin e popullatës më të re të Maqedonisë jashtë vendit, duke ofruar programe lidhur me kampet verore, por edhe sivjet për herë të parë mundësi për stazh për studentët e Maqedonisë në universitetet e huaja të cilat janë pjesë e diasporës tonë, gjegjësisht jetojnë jashtë vendit, të munden që pjesën praktike të trajnimit të tyre ta kalojnë në Maqedoni", deklaroi Popovski.

Publikuar: 22.07.2016 | 10:47
Lexuar: 1598 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime