E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takim u bisedua edhe për përparimin në avancimin e rregullativës dhe standardeve për punën e institucioneve financiare, në pajtim me praktikat dhe direktivat ndërkombëtare të Bashkimit Evropian.
Sistemi financiar i Maqedonisë e ruajti stabilitetin








Në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë sot u mbajt takim i rregullt i përfaqësuesve të institucioneve kompetente për rregullim dhe mbikëqyrje të segmenteve të caktuara nga sistemi financiar i Republikës së Maqedonisë - Ministria e Financave, Agjencia për supervizion të sigurimit, Agjencia për supervizion të sigurimit kapital të financuar pensional, Komisioni për letra me vlerë.

Në takim, siç kumtoi Banka Popullore, është biseduar për lëvizjet dhe rreziqet me të cilat përballen segmentet e caktuara të sistemit financiar të Republikës së Maqedonisë dhe institucionet adekuate supervizore, si dhe për nevojën e ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve të ardhshme individuale apo të koordinuara. Me atë rast u konkludua se edhe "në kushte të ngjarjeve të pavolitshme vendore, sistemi financiar i Maqedonisë e ruajti stabilitetin e vet".

Në takim u bisedua edhe për përparimin në avancimin e rregullativës dhe standardeve për punën e institucioneve financiare, në pajtim me praktikat dhe direktivat ndërkombëtare të Bashkimit Evropian.

Publikuar: 27.07.2016 | 13:58
Lexuar: 1795 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime