E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Spahiu, shprehet se tanimë veçse është e dëshmuar nga partitë politike maqedonase se qëllim kryesor këta parti kanë se si ti godasin partitë shqiptare në Maqedoni.
Spahiu: Zaev së bashku me Gruevskin bënë planin për ti fshirë shqiptarët










Analisti dhe njohësi i rrethanave politike në Maqedoni, Artin Spahiu, në një deklaratë ekskluzive për Zhurnal, ka analizuar strategjinë politike të Kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, duke e cilësuar si figurë kosmopolitare e rrejshme, i cili tenton që të maskohet kinse ua donë të mirën shqiptarëve vetëm që të përfiton përkrahjen e tyre.

Spahiu, shprehet se tanimë veçse është e dëshmuar nga partitë politike maqedonase se qëllim kryesor këta parti kanë se si ti godasin partitë shqiptare në Maqedoni. Kjo sipas tij është vërtetuar edhe me politikat e liderit të partisë opozitare LSDM-së, Zoran Zaev, i cili tan kohën shitet si politikan kosmopolitar i rrejshëm I cili ua do të mirën shqiptarëve të Maqedonisë, mirëpo në fakt ai tenton që të maskohet pas shqiptarëve dhe të merë votën e tyre.

“Çdo politikan apo forcë politike në Maqedoni që si për doktrinë kryesore ka që ti sulmon dhe godet shqiptarët, dhe luftën kryesore e kanë me tendencë që të zbehin ndikimin e partive politike shqiptare. Edhe Zoran Zaevi i cili nisi si një kosmopolitiarë i cili tentoi që të fshihet dhe maskohet pas shqiptarëve të Maqedonisë që të përfiton përkrahjen e tyre” – shprehet Spahiu.

Ai mes tjerash rikujton se Kryetari aktual i partisë maqedonase opozitare LSDM-së, Zoran Zaev, në fillim të bombave të tij, doli me disa deklarata ku paralajmëroi që në Maqedoni ka dikund afro 200 mijë votues fantom. Mirëpo, sipas Spahiut, Zaev duke pa që do fshihen shumë maqedon nga ato 200 mijë, vendosi të meret veshtë me VMRO-DPMNE-në, që nga këto 200 mijë të fshihen vetëm 40 mijë votues, ku nga këto të fundit më shumë janë shqiptarë.

Mes tjerash Spahiu, shprehet i bindur se Zaev, po manipulon me shqiptarët e Maqedonisë, dhe ai aspak nuk është një politikan kosmopolitar siç shitet para shqiptarëve të Maqedonisë.

“Pas gjithë atyre paralajmërimeve nga LSDM se ka 200 mijë fantom gjë që kanë ndikuar në humbjen e kësaj partie, kjo në fakt e tregoi që topin e ka hedhur tek votat shqiptare, dhe me ndryshimin zgjedhorë që treguan që ata 40 mijë vota që nuk janë përputhur gjatë kryqëzimit verifikues, dhe fatkeqësia e gjithë kësaj nisme nga këto 40 mijë votues fanton shumica janë votues shqiptarë. Me këtë veprim edhe një herë Zaev tregon atë doktrinën së pa marrë parasysh se çfarë lufte politike ka ndërmjet partive maqedonase, kur vjen puna tek shqiptarët Zaev bëhet bashkë me partinë e VMRO-DPMNE-në. Këtë gjë unë e kamë paralajmëruar shumë herë, se qëllimi kryesor i tij është qëllim kundër shqiptarë, sepse këta 200 mijë votues që pretendonte vetë Zaevi në fillim, deri në vitin 2005 janë përdorur edhe nga vet partia e LSDM-së, ku i ka nda në mënyrë reciproke këta vota me VMRO-DPMNE-në vetëm që të minimizon ndikimin e partive shqiptare në Maqedoni. LSDM, pas këtij paralajmërimi me 200 mijë vota, si votues fantom, e pa që mund të bënte një gabim kombëtar sepse në rast se fshiheshin këta persona atëherë drejtpërsëdrejti do të zvogëloheshin për nga trupi votues partitë maqedonase. Përsëri LSDM me një koordinim mbarëkombëtar me partitë maqedonase, u lëshuan për të fshirë vota shqiptare në Maqedoni. Kjo dëshmon qartë se Zoran Zaev nuk është një figurë kosmopolitare.” – ka deklaruar pë Zhurnal.mk, analisti politik Artin Spahiu.


Ndryshe, partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE, në zgjedhjet e fundit lokale në Strugë dhe Kërçovë, ariti të bën një koalicion me armikun më të madhë politiki të tyre, LSDM-në. Kjo dëshmonë qartë se dy partitë maqedonase bashkëpunojnë në mënyrë perfekte kundër shqiptarëve të Maqedonisë.


Publikuar: 27.07.2016 | 15:16
Lexuar: 1664 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime