E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas Stefën O’Nill, autori i një eseje mbi këtë temë, kjo praktikë vjen nga ritualet masonike.
E dini pse përdoret çekiçi në gjykatë
I përjetësuar në filma dhe shfaqje televizive të panumërta, përdorimi i çekiçit të drurit në gjykatë është ekskluzivisht një praktikë origjinale amerikane.

Sipas Stefën O’Nill, autori i një eseje mbi këtë temë, kjo praktikë vjen nga ritualet masonike.

Masoneria përdorte fundin mesjetar të muratorëve, ndërsa më vonë adoptoi edhe mjetet e tyre të punës për përdorime ceremoniale.

Në veçanti, duke qenë se çekiçi përdorej për t’i nxjerrë blloqet e gurit dhe latuar aty ku ishte e nevojshme, ai u shndërrua në një simbol që përfaqësonte fuqinë për të drejtuar dhe për të përfunduar një punë.

Për këtë arsye, gjatë mbledhjes në një lozhë, prania e një çekiçi simbolizonte autoritetin e mjeshtrit.

Shumë masonë dhe protagonistë të Revolucionit Amerikan, si Xhorxh Uashingtoni dhe Benxhamin Franklin, përdorën procedurat masonike në mbledhjet me rebelët dhe pasi fituan pavarësinë, edhe në organet legjislative dhe gjyqësore të shteteve të reja./bota.al

Publikuar: 23.08.2016 | 12:23
Lexuar: 509 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime