E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ambasadori Bezak, si përfaqësues i vendit i cili tani kryeson me Bashkimin Evropian, shprehu shpresë se në Maqedoni do të mbahen zgjedhje demokratike që do të sjellin progres demokratik në shtet ndaj BE-së
Zaev pret takim të liderëve më 31 gusht dhe zgjedhje në dhjetor


Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Sllovakisë Martin Bezak në të cilin kanë biseduar për situatën politike në Maqedoni dhe realizimin e obligimeve të marra për zgjedhjet parlamentare.

"Pres që secili të jetë në nivel të seriozitetit, më 31 gusht të mbahet takim i liderëve në të cilin do të konfirmojnë se në dhjetor do të mbahen zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare në Maqedoni", theksoi Zaev në takim.

Ai, siç theksohet në kumtesë, ka thënë se LSDM-ja, në mënyrë kategorike është e përcaktuar që qytetarët në zgjedhjet e ardhshme lirisht të zgjedhin cilit do t'ia japin përgjegjësinë që ta udhëheqë shtetin dhe vlerësoi se sipas disponimit në terren dhe sondazheve, ajo do të jetë LSDM-ja dhe opozita.

Ambasadori Bezak, si përfaqësues i vendit i cili tani kryeson me Bashkimin Evropian, shprehu shpresë se në Maqedoni do të mbahen zgjedhje demokratike që do të sjellin progres demokratik në shtet ndaj BE-së

Publikuar: 24.08.2016 | 16:03
Lexuar: 1642 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime