E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rreth Proximas, thonë studiuesit, orbiton në distancën e favorshme që mundëson ujë të lëngët një planet shkëmbor, që e kanë pagëzuar me emrin Proxima B.
Zbulohet planeti më i afërt ku mund të ketë jetë










Shkencëtarët e Agjencisë Hapësinore Europiane besojnë se kanë gjetur planetin më të afërt jashtë sistemit tonë diellor ku mund të ketë formë jetë aliene. Bëhet fjalë për një planet të zbuluar në sistemin diellor Proxima, vetëm 4 vite dritë larg Tokës.

Rreth Proximas, thonë studiuesit, orbiton në distancën e favorshme që mundëson ujë të lëngët një planet shkëmbor, që e kanë pagëzuar me emrin Proxima B.

Proxima B është 7.5 milionë kilometra larg yllit të vet, pra sa 5 përqind e distancës mes Tokës dhe Diellit dhe i duhet pak më shumë se 11 ditë tokësore për të kompletuar një orbitë të plotë, pra viti atje zgjat vetëm 11 ditë.

Kjo distancë e afërt me yllin e vet, thonë shkencëtarët ka pak gjasa që të jetë pengesë për zhvillimin e jetës në këtë planet, pasi Proxima është një yll më i dobët sesa dielli ynë, ndërkohë që planeti Proxima B është 1.3 herë më i madh sesa Toka dhe temperatura në të mund të variojë nga -90 gradë celcius deri në 30 gradë celcius.

Ajo që tundon më fort shkencëtarët është afërsia e planetit. Sipas tyre, teknologjia e nevojshme për të mbërritur në këtë planet mund të ndërtohet brenda një gjenerate.

Publikuar: 25.08.2016 | 15:02
Lexuar: 1667 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime