E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Njoftimi erdhi nga kryeqyteti i Kubës, Havana, ku bisedimet e paqes nisën në nëntor të vitit 2012. Konflikti vlerësohet t’u ketë marrë jetën 220 mijë personave dhe ka bërë që të zhvendosen miliona të tjerë.
Kolumbi, arrihet marrëveshja qeveri-FARK; fund konfliktit 50-vjeçar







Qeveria kolumbiane dhe rebelët e FARK kanë nënshkruar marrëveshjen historike të paqes, duke i dhënë fund më shumë se 5 dekadave konflikt.

Të dyja palët kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të zgjidhur probleme që kanë të bëjnë me diskriminimin social, për të bërë drejtësi për viktimat e konfliktit dhe për të ndërtuar një paqe afatgjatë e të qëndrueshme.

Njoftimi erdhi nga kryeqyteti i Kubës, Havana, ku bisedimet e paqes nisën në nëntor të vitit 2012. Konflikti vlerësohet t’u ketë marrë jetën 220 mijë personave dhe ka bërë që të zhvendosen miliona të tjerë.

“Qeveria kolumbiane dhe FARK njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje të plotë dhe përfundimtare”, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

Shefi i delegacionit kolumbian, Humberto de la Calle dhe shefi i ekipit negociator të FARK-ut, Ivan Marquez firmosën marrëveshjen në një ceremoni të posaçme në Kubë.

“Ia arritëm qëllimit. Lufta mbaroi, por ka edhe një fillim të ri. Kjo marrëveshje hap dyert për një shoqëri më gjithëpërfshirëse”, deklaroi De la Calle.

“Ishte një mision i vështirë, me momente pozitive por edhe të errëta. Por ne punuam me zemër dhe mund të themi se tani mund ta çojmë vendin përpara”, tha nga ana tjetër Marquez.

Ndërkohë, presidenti amerikan Barack Obama i telefonoi homologut kolumbian Juan Manuel Santos për ta uruar për marrëveshjen.

/ Top Channel

Publikuar: 25.08.2016 | 15:04
Lexuar: 1623 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime