E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bëhet fjalë për investim anglezo-ukrainas, i cili është vlerësuar në 35 milionë euro, ndërsa në shtatë vitet e para priten të ardhura prej rreth 135 milionë euro ose rreth 20 milionë në vit.
Vendoset gurthemeli i kompleksit të minierës në Kazindoll, 250 punësime të reja


Kompania Sardiç MC sot në Kazindoll, rrethina e Vallandovës, e ka vendosur gurthemelin e kompleksit të minierave për prodhimin e bakrit me katoda me çka për herë të parë pas 40 vjetëve në Maqedoni do të ndërtohet minierë.

Bëhet fjalë për investim anglezo-ukrainas, i cili është vlerësuar në 35 milionë euro, ndërsa në shtatë vitet e para priten të ardhura prej rreth 135 milionë euro ose rreth 20 milionë në vit.

Kompania ka vendosur që të investojë në Maqedoni pas hulumtimit dyvjeçar, të cilat kanë treguar se në Kazindoll ka rezerva prej 33 milionë tonë sasi mineralesh, ndërsa deri më tani për eksploatim janë konfirmuar për 20 vjet. Kapaciteti i minierës është 4.000 tonë bakër me katoda, ndërsa do të instalohet edhe teknologji moderne nga "Autotek"-i i Finlandës, e cila nuk do të ketë ndikim negativ mbi mjedisin jetësor.

Në kompleksin planifikohet që të ndërtohet fabrikë në të cilën drejtpërdrejtë do të punësohen 100 persona, ndërsa në mënyrë indirekte në gjithë kompleksin pritet të angazhohen 150 persona. Prodhimtaria e bakrit të parë me katoda duhet të fillojë për një vit, ndërsa është planifikuar që prodhimtaria të hidhet edhe në tregjet evropiane.

Në vendosjen e gur-themelit ishin të pranishëm kryeministri Emill Dimitriev, zëvedëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike Vladimir Peshevski, drejtori i Drejtorisë së ZZHTI Viktor Mizo dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në kohën e të cilit si kryeministër janë realizuar negociatat për investim.

Sipas kryeministrit Dimitriev, ky investim i ri do të hapë vende të reja pune, me çka do të zvogëlohet papunësia, por gjithashtu përfitime do të ketë edhe sektori i ndërtimit, ndërsa ndikim pozitiv do të ketë edhe rritja e eksportit dhe e prodhimtarisë industriale.

Dimitriev theksoi se gëzon fakti që investitori tashmë punon edhe në hulumtimin e potencialit të xehes në burimin Pllacush dhe në burimin Petroshnicë sepse hulumtimet fillestare të Petroshnicës kanë treguar rezultate të shkëlqyera dhe është e madhe mundësia që për disa vite në Nagoriçan të Epërm të fillojë investim i madh për ndërtimin e kompleksit të minierave.

Ai theksoi se Qeveria miqësisht është e orientuar ndaj biznesit dhe se këtë e tregojnë edhe kompanitë e huaja të cilat tashmë punojnë në Maqedoni dhe të cilat kushtet e mira për investim ua transmetojnë miqve të tyre dhe partnerëve afaristë.

"Nëse kthehemi para 10 viteve, secili prej nesh do të përkujtohet se pothuajse askush nuk ka folur për tërheqjen e investimeve të huaja dhe të mos flasim për fillimin për ndërtim ose fillim me punë të një kompanie të huaj. Por, kjo Qeveri, kjo garniturë politike, tregoi se punët mund të ndryshojnë", shtoi Dimitriev.

Për zëvendëskryeministrin Vlladimir Peshevski në sektorin e minierave në Republikën e Maqedonisë ekziston hapësirë dhe potencial për investime të reja.

"Në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2016 janë dhënë gjithsej 370 marrëveshje për koncesione për hulumtime gjeologjike të detajuara të burimeve minerale, nga të cilët 325 veçmë janë në fazë të eksploatimit, ndërsa 45 janë në fazë të hulumtimeve të detajuara gjeologjike dhe pritet pasi të kryhet procesi dhe të kalohet në koncesione për eksploatim", tha Peshevski.

Udhëheqësia e kompanisë theksoi se Maqedoninë e kanë zgjedhur si vend për investim, pas një studimi të gjatë të shumë vendeve të tjera si Kuba, Afrika dhe Evropa.

Kompleksi i minierave, ndërtimi i të cilit fillon sot, pritet të ketë ndikim pozitiv në rajon, por edhe të ardhura për shtetin. Derdhja e vlerësuar e mjeteve në Maqedoni nga kapaciteti prodhues është rreth 20 milionë euro.

Kjo është faza e parë, ndërsa me hapjen e minierës së re, kompania planifikon edhe hapje të fabrikës shtesë për përpunim të katodave në tuba bakri dhe tel i dërstiluar.

Përveç koncesionit për Kazandoll, kompania "Sardiç MC" kryen hulumtim edhe në Pllavush në Valandovë dhe në Petroshnicë në Nagoriçani i Vjetër

Publikuar: 25.08.2016 | 16:33
Lexuar: 1409 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime