E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Projekti do të vazhdojë edhe në vitin 2017 me punën e rrjeteve për zhvillimin gjithëpërfshirës, qendrat e biznesit bashkëpunimi ndërkomunal
Zgjidhje inovative për qasje më të mirë deri te shërbimet në nivel lokal
Projekti “Zgjidhje inovative për qasje më të mirë deri te shërbimet në nivel lokal" me sukses realizohet nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale në bashkëpunim me UNDP-në që nga fillimi i vitit 2015-të.

Në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues, ministrja për vetëqeverisje lokale Shiret Elezi dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedoni, Louisa Vinton, implementimin e vlerësuan si shumë të dobishëm për Ministrinë, për komunat, rajonet planore, si dhe për sektorin e biznesit dhe për qytetarët .

Ministrja Elezi si mjaft të suksesshëm vlerësoi hulumtimet lidhur me kënaqësinë e qytetarëve, ndërsa në bazë të bashkëpunimit me UNDP është përgatitur dhe Programi aktual “Zhvillimi i qëndrueshëm lokal dhe decentralizimi”. Të dy dokumentet tha Elezi janë vlerësuar pozitivisht nga Bashkimi Evropian.

Përveç këtyre dy dokumenteve të rëndësishme në kuadër të këtij projekti është i gatshëm dhe studimi për e-shërbime lokale, udhërëfyes për zonat industriale në rajonet planore, informacione bazë për shërbime për investitorët potencial në rajonet planore, regjistra për potencialet zhvillimore të turizmit në rajonin e Vardarit, rajonin Verilindorë, rajonin e Pollogut dhe rajonit Jugperëndimor, si dhe dokumentacionin projektues për ndërtimin e infrastrukturës prioritare për turizmin rural në komunën e Likovës, Debarcës dhe Bogovinës.

Këto janë vetëm disa nga aktivitetet më të rëndësishme të cilat janë realizuar në vitin 2015 dhe 2016. Projekti do të vazhdojë edhe në vitin 2017 me punën e rrjeteve për zhvillimin gjithëpërfshirës, qendrat e biznesit bashkëpunimi ndërkomunal për persona të verbër ose shikim të dëmtuar, regjistrat për potencialet për turizëm, krijimin i rrjeteve territoriale për të promovuar vlerat rurale si dhe krijimin e kushteve për ndërtimin e infrastrukturës për zhvillimin e turizmit rural.

Publikuar: 30.08.2016 | 17:30
Lexuar: 1540 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime