E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri Lutfiu tha se për nevojat e kësaj shkolle janë siguruar banka dhe karrike të cilat ishin dëmtuar gjatë vërshimeve që kapluan rrethinën e Shkupit.
Lutfiu: Materiale shkollore falas për pesë mijë nxënës nga vendbanimet e vërshuara







Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, sot e ka vizituar shkollën fillore "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" në Komunën e Haraçinës.

Ministri Lutfiu tha se për nevojat e kësaj shkolle janë siguruar banka dhe karrike të cilat ishin dëmtuar gjatë vërshimeve që kapluan rrethinën e Shkupit. Gjithashtu, ai tha se Ministria e Arsimit do t'i dalë në ndihmë të gjithë nxënësve të vendbanimeve të vërshuara në Shkup dhe Tetovë, me ç'rast do sigurohen materiale shkollore falas për më shumë se 5 mijë nxënës.

"Sot në Haraçinë, në shkollën fillore "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", kemi ardhur që ta vizitojmë shkollën e cila ka qenë një nga shkollat më të dëmtuara nga vërshimet të cilat kapluan rajonin e Shkupit dhe Tetovës. Një nga dëmet e konsideruara të objektit të shkollës ka qenë edhe podrumi në të cilin ka pasur një numër të konsiderueshëm të dëmeve materiale siç janë banka, karrike, libra dhe kompjutera. Me këtë rast, ne si Qeveri, jemi angazhuar maksimalisht me institucionet shtetërore që tu dalim në ndihmë këtyre rajoneve", tha Lutfiu.

Ai shtoi se si Ministri e Arsimit, u kanë dhënë prioritet institucioneve arsimore, gjegjësisht shkollave që sa më parë të bëhet pastrimi, dezinfektimi dhe lyerja e shkollave.

"Deri tash, këto procedura janë kryer edhe sot në bashkëpunim me Komunën e Haraçinës, ku kemi siguruar 60 banka dhe karrike me qëllim që mësimi të fillojë në kushte normale dhe nxënësit të mund të ulen në bankat e reja. Poashtu, javën që vjen, do të sigurohen edhe 60 banka të tjera. Prandaj, shfrytëzoj rastin që ti falenderohem edhe Sektorit joqeveritar dhe atij të biznesit që ndihmuan në këtë fatkeqësi natyrore. Poashtu, si Ministri e arsimit dhe shkencës, kemi siguruar rreth 5000 çanta dhe materiale shkollore për nxënësit nga vendbanimet e vërshuara", u shpreh ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Lutfiu tha se gjithcka është gati që viti shkollor 2016-2017 të fillon nesër, 1 shtator.

Ndryshe, ministri Lutfiu nesër me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor do të vizitojë shkollën e mesme në Komunën e Sarajit.

Publikuar: 31.08.2016 | 17:16
Lexuar: 1377 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime