E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pa dyshim, duke qenë një vlerë universale e mbarë njerëzimit, tanimë Tereza e Shenjtë, radhitet ndër emrat më të mëdhenjë të botës, duke e nderuar Shkupin që e lindi dhe mbarë shqiptarinë.
Ekspozitë e shenjtores shqiptare nga Shkupi, me vlerë universale

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, shprehë urimet më të sinqerta me rastin e shenjtërimit të shqiptares nga Shkupi, Nënë Tereza.

Pa dyshim, duke qenë një vlerë universale e mbarë njerëzimit, tanimë Tereza e Shenjtë, radhitet ndër emrat më të mëdhenjë të botës, duke e nderuar Shkupin që e lindi dhe mbarë shqiptarinë.

Në vijë të kësaj mirënjohjeje, ne si Institut, në bashkëpunim me Shoqatën e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, Institutin Shqiptar në St. Galen të Zvicrës, Arkivin Shtetëror të Lucernit në Zvicër, Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar në Tiranë, Institutin e Historisë "Ali Hadri" në Prishtinë dhe Shoqatën Zvicër-Shqipëri, me rastin e ditëlindjes dhe në vigjilje të shenjtërimit të saj, më 26 gusht 2016, në Shkup hapëm ekspozitën me titull "Shenjtorja nga Shkupi-korrespondenca". Në të për herë të parë, në mënyrë argumentuese dhe shkencore u vu në pah veçanërisht aspekti i saj identitar shqiptar, i cili fatkeqësisht shpeshherë është bërë cak i sulmeve nga diletantë të ndryshëm të historisë për arsye të tyre të ulëta dhe subjektive.

Konsiderojmë se përmes kësaj ekspozite origjinale me dokumente e letërkëmbime, e cila ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm gjithandej, kemi arritur që sado pak botës t'ia ofrojmë një pasqyrë më reale të shenjtores tonë.

Kjo ekspozitë, e cila së pari u shfaq në vendlindjen e saj, Shkup, të mërkurën (7.9.2016) do të ekspozohet në Konsullatën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Nju Jork, dhe shumë shpejtë edhe në Prishtinë, Tiranë, Bazel dhe qendra të tjera të rëndësishme evropiane e botërore.

Vepra e Shën Terezës, le të jetë një udhërrëfyes i vazhdueshëm i solidaritetit, humanizmit, paqes dhe respektit të ndërsjellë në mes njerëzve të kombeve, feve e racave të ndryshme në botë.

Publikuar: 05.09.2016 | 12:28
Lexuar: 1438 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime