E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bëhet fjalë për aktorin Morgan Freeman, i cili ka lënë një porosi për të gjithë njerëzimin, duke menduar se nuk ka edhe shumë kohë për të jetuar, marrë parasysh faktin se është 78-vjeç.
Morgan Freeman: Kam një mesazh përju
Ka një jetë në skenë dhe të gjithë e vlerësojnë për punën dhe profesionalizmin e tij. Ndoshta shumë persona nuk ia kanë memorizuar emrin, por është e pamundur të mos e kesh të njohur fytyrën e tij.

Bëhet fjalë për aktorin Morgan Freeman, i cili ka lënë një porosi për të gjithë njerëzimin, duke menduar se nuk ka edhe shumë kohë për të jetuar, marrë parasysh faktin se është 78-vjeç.

Ai ka bërë një apel emocionues dhe ka thënë fjalë të vogla me kuptim të madh, të cilat mund të ndikojnë në të ardhmen e gjithsecilit prej nesh.

“Jam 78 vjeç dhe besoj se nuk kam edhe shumë kohë. Kam miliona dollarë në banka, por nuk mund të blej shëndetin dhe të shpëtojë jetën. Kam familjen time dhe miliona adhurues në gjithë botën, por tani jam plotësisht i vetëm. E jetova jetën në mënyrë të gabuar dhe nuk dua që kjo t’ju ndodhë edhe juve”,- ka shkruar aktori Freeman.

Ai thekson se, paraja nuk është e keqja e kësaj bote. Ajo është një letër me vlerë, përmes së cilës arrijmë tek gjërat me vlerë. Sipas tij, e keqja është pasioni i pandjeshëm, obsesiv dhe moral për të pasur sa më shumë.

“E keqja është gjurmimi i pashpirt dhe obsesiv pas thesarit të arit, që nuk ka fund dhe nuk ekziston. E keqja është kur mundohemi ta blejmë gëzimin, por kjo është vetëm një iluzion”,- thotë Freeman.

Publikuar: 06.09.2016 | 16:00
Lexuar: 1376 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime