E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në sfidën tjetër të Grupit D, Atletico Madrid fitoi me rezultatin 1 – 0 në fushën e PSV Eindhoven. Në Grupin A, Paris Saint Germain barazoi 1 – 1 me Arsenal, ku Cavani autori i golit për francezët shpërdoroi raste të tjera.
Barcelona dhe Bayern fitojnë me goleadë
Barcelona e nisi me një goleadë sezonin në Champions League. Skuadra katalanase arriti një fitore të thellë 7 – 0 me Celtic. Lionel Messi realizoi 3 gola për Barça, që harroi humbjen e pak ditëve më parë me Alaves në “Camp Nou”. Skuadra skoceze çoi dëm edhe mundësinë më të mirë, një penallti e pritur nga Ter Stegen.

Ndeshja tjetër e Grupit C mes Manchester City dhe Borussia Moenchengladbach u shty për shkak të stuhisë. Përballja do të luhet sot në “City of Manchester”. Fitore me shumë gola edhe për Bayern Munchen duke mundur Rostov me rezultatin 5 – 0. Shenjë në këtë takim la Kimmich. Mesfushori i ri shënoi 2 gola.

Në sfidën tjetër të Grupit D, Atletico Madrid fitoi me rezultatin 1 – 0 në fushën e PSV Eindhoven. Në Grupin A, Paris Saint Germain barazoi 1 – 1 me Arsenal, ku Cavani autori i golit për francezët shpërdoroi raste të tjera.

Me të njëjtin rezultat përfundoi takimi Basel – Ludogorets. Për zvicernarët në fushë për 90 minuta ishte Taulant Xhaka. Në Grupin B, Napoli i Elseid Hysajt fitoi me përmbysje 2 – 1 me Dinamo Kiev.

Mbrojtësi shqiptar pati një pjesë të përgjegjësisë në golin e pësuar. Takimi mes Benfica dhe Besiktas përfundoi në barazim 1 – 1. Sot do të luhen ndeshjet të tjera të Champions League.

Publikuar: 14.09.2016 | 13:40
Lexuar: 420 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime