E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fatkeqësisht, nga sa nxjerrin në pah kërkimet, shumë nga fëmijët që tregojnë në faza të hershme një aftësi të rrallë për shkencën dhe matematikën, nuk e sigurojnë dot ndihmën e nevojshme.
As gjenitë nuk arrijnë majat, pa mësues










Për 45 vite kanë ndjekur zhvillimin e fëmijëve gjeni. Ajo që shkencëtarët zbuluan në fund ishte se, edhe të miturve me nivelet më të larta të koefiçentit të inteligjencës “IQ” u nevojiten mësuesit për arritjen e potencialit të plotë të tyre.

Që kur filloi në 1971-shin, vëzhgimi i të rinjve me zhvillim matematikisht të parakohshëm, është vënë në gjurmët e 5.000 prej fëmijëve më të zgjuar të Amerikës, çfarë e bën atë në studimin më të gjatë të supertalenteve në histori.

“Na pëlqen apo jo, këta janë njerëz që kontrollojnë shoqërinë tonë. Fëmijët, që hyjnë në 1 përqindëshin e më të zgjuarve, janë ata me gjasat më të mëdha për t’u kthyer në shkencëtarë të shquar dhe akademikë, në super CEO, në gjykatës federalë, senatorë e miliarderë”, tha Jonathan Wai, psikolog.

Fatkeqësisht, nga sa nxjerrin në pah kërkimet, shumë nga fëmijët që tregojnë në faza të hershme një aftësi të rrallë për shkencën dhe matematikën, nuk e sigurojnë dot ndihmën e nevojshme. Për pasojë, jeta e tyre merr rrjedhë tjetër, e në fund, ata zënë në shoqëri role me influencë shumë më të vogël nga sa duhet ta kishin në kushte të tjera.

Pretendimi se fëmijët tejet të zgjuar e arrijnë vet potencialin e tyre të plotë, sipas hartuesve të studimit është i gabuar. Një prej shumë momenteve, ku kërkuesit janë fokusuar, është ai i largimit nga orët e mësimit, fenomen ky që siç dëshmohet qartë në rezultatet e hulumtimit të ekspertëve, mund të luajë rol vendimtar në zhvillimin e fëmijës.

Publikuar: 19.09.2016 | 12:39
Lexuar: 1607 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime