E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Drejtori i Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, Darko Dimitrov e prezantoi fushatën e re promovuese për programin Erazmus plus, e cila do të zgjatë deri në fund të dhjetorit të këtij viti.
Maqedonia përmes Erazmus plus 2017 do të ketë në disponim 6,25 milionë euro


Buxheti i cili do të jetë i kapshëm për Maqedoninë përmes programit të BE-së Erazmus Plus për vitin e ardhshëm është më i madhi deri më tani dhe paraqet 6,25 milionë euro. Këtë vit përmes këtij programi, i cili ka për qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e arsimit, trajnimit, të rinjve dhe sportit, Maqedonia ka në dispozicion rreth pesë milionë euro dhe pritet që shfrytëzimi i këtyre mjeteve të arrijë 97 për qind, u cek në konferencën për shtyp në Agjencinë nacionale për programe evropiane arsimore dhe mobilitet.

Sipas zëvendësminsitrit të Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski, bëhet fjalë për program i cili është komponentë jashtëzakonisht e rëndësishme e strategjisë së përgjithshme nacionale për integrim të hapësirës arsimore të Maqedonisë, ndërkaq rritja e mjeteve është rezultat i shfrytëzimit të tyre të lartë në periudhën e deritanishme dhe promovimit intensiv tek shfrytëzuesit potencial të mjeteve.

Drejtori i Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, Darko Dimitrov e prezantoi fushatën e re promovuese për programin Erazmus plus, e cila do të zgjatë deri në fund të dhjetorit të këtij viti.

Dimitrov informoi se me të gjitha grantet e ndara, deri në këtë moment, janë përfshirë 93 institucione, mes të cilave universitete, shkolla, organizata rinore joqeveritare dhe kompani.

Zëvendësminsitri Ristovski dhe Dimitrov u bënë thirrje të gjitha organizatave të cilat veprojnë në fushën e të rinjve, të aplikojnë me propozim projekte cilësore në Agjencinë nacionale më së voni deri më 4 tetor të vitit 2016.

konkursi për mjete nga programi Erazmus plus për vitin 2017 do të hspallet në fund të vitit 2016

Publikuar: 19.09.2016 | 13:43
Lexuar: 1114 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime