E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rangimi bëhet duke i respektuar kriteret themelore të arsimit të lartë, besueshmërinë e publikut dhe faktorët e tjerë që kanë të bëjnë me investimet në infrastrukturën e universiteteve.
Universiteti i Tetovës para Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup
Universiteti i Tetovës kohët e fundit ka shënuar disa lëvizje pozitive në ranglistën e universiteteve më të mira në Republikën e Maqedonisë.

Tashmë Universiteti i Tetovës nuk gjendet në ranglistë në vendin e nëntë, por është ngjitur lartë në vendin e katërt së bashku me Universitetin e Evropës Juglindore, Universitetin Shën Kliment Ohri në Manastir dhe Universitetin Goce Dellcev në Shtip. Përndryshe, menjëherë pas Universitetit të Tetovës vjen Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup i cili kohët e fundit është tronditur me një skandal ku profesor të Fakultetit Ekonomik në këtë universitet dyshohen për mit marrje.

Rangimi bëhet duke i respektuar kriteret themelore të arsimit të lartë, besueshmërinë e publikut dhe faktorët e tjerë që kanë të bëjnë me investimet në infrastrukturën e universiteteve.

Universiteti i Tetovës, mbulon nevojat akademike – shkencore me 40 për qind të kuadrit të rregullt, ndërsa në universitetet e tjera publike në RM, kuadri mësimdhënës i kalon shifrat e 95 përqindshit. Nga ana tjetër, kjo pjesë e stafit është plotësuar me profesorë të cilët vijnë nga universitetet e rajonit edhe nga universitetet më të mira evropiane, për të cilët Universiteti ynë ka investuar nga buxheti vetanak.

Profesorët e UT-së , gjatë vitit të kaluar kanë botuar mbi 1.500 punime shkencore në revistat ndërkombëtare, si dhe kanë qenë pjesë e bashkëpunimeve të ndryshme në kuadër të projekteve shkencore dhe arsimore në universitetet nga vende të ndryshme. UT-ja gjithashtu ofron studime në fushat e profesioneve të rregulluara si: Mjekësi, Stomatologji, Farmaci, Infermieri, Akusheri, Fizioterapi, Arkitekturë, Ndërtimtari, Inxhinieri Ekonomike, që janë pjesë e rëndësishme në kuadër të Listës së Shangait.

Universiteti i Tetovës dallon shumë edhe për nga numri i studentëve që regjistron çdo vit akademik, respektivisht 5.000 studentë nga vendi dhe rreth 10 për qind nga jashtë. Numri i të diplomuarve në UT gjatë një viti akademik është konform standardeve të përcaktuara me mekanizmat për menaxhimin e cilësisë, që do të thotë, jo çdo kush që regjistrohet edhe diplomon.

Numri i konsiderueshëm i studentëve të diplomuar arrijnë të punësohen në kohë shumë të shkurtër pas diplomimit dhe mbulojnë pjesë të rëndësishme të institucioneve publike dhe private.
Në anën tjetër, Universiteti i Tetovës tashmë e ka të zgjidhur problemin e objektit, ku ka një objekt modern ku studentët e të gjitha drejtimeve kanë mundësi që t`i aplikojnë dhe absorbojnë njohuritë e ndryshme. Po ashtu, ka nisur edhe ndërtimi i konviktit të studentëve të UT-së, kjo një kërkesë e kamotshme e studentëve dhe opinionit të këtushëm e cila shumë shpejtë do të jetë një problem i kaluar. Në këtë mënyrë, stafi akademik, profesorët, lektorët dhe studentët do të kanë mundësi që të janë të përkushtuar në hulumtime dhe mësime pa u brengosur për kushtet e punës.


Publikuar: 19.09.2016 | 13:56
Lexuar: 1237 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime