E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Post-arsimi i mesëm i përforcon këto mundësi dhe besoj se shkëmbimi i përvojave nga Polonia do të ndërtojë themelet për investimet e ardhshme në këtë fushë në kuadër të IPA 2 ndihmave.
Promovohet projekti për përkrahje të modernizimit të sistemit për post-arsimin e mesëm


Instituti për hulumtime të arsimit nga Varshava dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e RM-së në gjashtë muajt në vijim do të zbatojnë projekt për përkrahje të modernizimit të sistemit për post - arsimin të mesëm. Buxheti i tërësishëm është 250.000 euro, prej të cilave 85 për qind janë nga Bashkimi Evropian përmes IPA-programit, ndërsa 15 për qind janë bashkëfinancim nacional.

I pranishëm në këtë eveniment ishte ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, Delegacioni e BE-së, përfaqësuesi i Delegacinonit të BE-së, Nikolla Bertolini, Ambasadori i R. së Polonisë, Jacek Multanovski, udhëheqësit e projektit Agneshka Shton Dominik nga Instituti për hulumtime arsimore nga Varshava, dhe Dana Bishkoska, udhëheqëse e njësisë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ministri Lutfiu në këtë eveniment mes tjerash theksoi mbështetjen e modernizimit të sistemit për post- arsimin e mesëm dhe punën intensive që do të bëhet gjatë gjashtë muajve në vijim, për shkak se udhëzimet e ardhshme për riformimin e post-arsimit të mesëm në Maqedoni do të shënohen në Konceptin e revidimit për post arsimin e mesëm në të cilin do të parashihet pjesëmarrja aktive e partnerëve social dhe harmonizimi i tërësishëm me Kornizën Kombëtare për kualifikim.

Profesionalizimi i përfaqësuesve të Institutit për hulumtime arsimore nga Varshava, në kuadër të projektit "Përmirësimi i mëtejshëm i sistemit për zhvillimin dhe implementimin e Korrnizës Nacionale për kualifikime" siguron koordinim më të mirë dhe punë më të përkushtuar drejtë përmbushjes së rezultateve.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës potencoi edhe investimet që janë bërë në trajnime dhe arsim profesional, ku të gjithë të interesuarit që duan t'i kthehen procesit arsimor, përmes trajnimeve post-arsimore do të fitojnë aftësi adekuate.

"Post-arsimi i mesëm i përforcon këto mundësi dhe besoj se shkëmbimi i përvojave nga Polonia do të ndërtojë themelet për investimet e ardhshme në këtë fushë në kuadër të IPA 2 ndihmave.

Me qëllim të përmbushjes së rezultateve të përcaktuara është e nevojshme një punë me përkushtim nga ana e Njësisë për arsim të mesëm, Qendrës për arsim dhe trajnim profesional, Qendrës për arsimimin e të rriturve, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit të cilët besoj se do të bashkëpunojnë me komunitetin e biznesit, sindikatat dhe palët tjera relevante siç janë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencisë për punësim, si dhe me institucionet tjera të rëndësishme të cilët ofrojnë post- arsimim të mesëm, shkollat e mesme profesionale, provajderët dhe institucionet e larta arsimore", tha Lutfiu.

Ministri Lutfiu uroi punë të mbarë dhe të suskesshme përgjatë gjashtë muajve në vijim.

Publikuar: 19.09.2016 | 14:43
Lexuar: 1276 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime