E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takim u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve mike, si në fushën ekonomike edhe në atë politike.
Ministri i Ekonomisë Kuçi u takua me ambasadorеn e Gjermanisë, Althauzer


Ministri i Еkonomisë, Driton Kuçi u takua me ambasadorеn e Republikës Federale të Gjermanisë, Кristine Althauzer.

Në takim u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve mike, si në fushën ekonomike edhe në atë politike.

Ministri Kuçi duke iu falënderuar ambasadores Althauzer për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme vendit tonë, tha se pavarësisht krizës politike, në gjashtë muajt e parë të këtij viti në Maqedoni janë regjistruar 123 milionë euro investime të huaja, të cilat janë pothuajse dy herë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

"Presim që deri në fund të vitit, të kemi shumë më të madhe të investimeve, dhe me këtë edhe rritje të numrit të punësimeve", tha ministri Kuçi, duke shtuar se Maqedonia ka kushte ideale për investitorët gjermanë, të cilët mund të kyçen në ndërtimin e një pjese të projekteve kapitale, sidomos në fushën e energjetikës.

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Kristine Althauzer gjatë takimit, ministrit Kuçi i dorëzoi Ftesën për pjesëmarrje në Forumin ekonomik rajonal, që organizohet nga Komiteti gjerman për marrëdhënie ekonomike me Evropën lindore, që do të mbahet më 27 dhe 28 tetor në Budva, forum ky i cili është pjesë e procesit të Berlinit, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.

Publikuar: 21.09.2016 | 16:09
Lexuar: 1436 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime