E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi i këtij forumi është të krijohen ura bashkëpunimi në mes bizneseve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe viset tjera shqiptare në Ballkan dhe atyre të diasporës.
Ministri Zeqiri mer pjese ne forumin mbar kombetar te diasposer shqiptare
Diaspora vlerë me rëndësi të jashtëzakonshme ndër vite!

Krenari dhe kënaqësi e veçantë të jem pjesë e “Forumit Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare” në New York / SHBA e organizuar nga “Rrjetii i Bizneseve të Diasporës Shqiptare”

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, funksionon në 4 kontinente në gjithsej 22 shtete të botës, Ky forum i pari për nga rëndësia, përcakton vullnetin e përbashkët për bashkëpunim të mbi 600 afaristëve të botës së biznesit nga mbarë diaspora, Kosova, Shqipëria dhe viset e tjera shqiptare.

Qëllimi i këtij forumi është të krijohen ura bashkëpunimi në mes bizneseve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe viset tjera shqiptare në Ballkan dhe atyre të diasporës.

Në këtë forum morën pjesë presidneti i Shqipërisë Bujar Nishani, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ministra nga qeveritë e Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës, si dhe afaristët të suksesshëm shqiptarë nga 25 vende të botës, duke përfshirë Europën, Australinë, SHBA dhe Kanadanë, si dhe kongresmenë e senatorë.

Në margjinat e këtij bashkpunimi mbarëkombëtar, diasporës shqiptare ua shpjeguam benifitet e platformës qeveritare të Maqedonisë si dhe stimulimin për investime të diasporës në vendin tonë.
Ministri Zeqiri mer pjese ne forumin mbar kombetar te diasposer shqiptare

Publikuar: 26.09.2016 | 12:02
Lexuar: 1503 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime