E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

procesi rezulton me zhvillimin e një strategjie afatgjatë për ndryshimet klimatike të komunës, që e reflekton gjendjen dhe nevojat specifike të popullatës lokale.
Shënimi i pilot projektit të realizuar në Bogovinë  për strategjitë komunale të ndryshimeve klimatike


Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në përputhje me përcaktimet e saja strategjike dhe Programin për punë, vëmendje të veçantë i kushton realizimit të aktiviteteve në pjesën e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore.

Ndjejë kënaqësi të veçantë për faktin se Komuna e Bogovinës, si një nga komunat e përfshira në Projektin e USAID-it për Strategjitë komunale të ndryshimeve klimatike, sot e promovoi me sukses masën e përfunduar - montimi i instrumenteve matëse - ujëmatësit për katër vendbanime në komunën e Bogovinës: Kamjanit, Pallçishtes së Poshtme, Kallnikut dhe Siniçanit.

Më vjenë mirë të konstatoj se në kuadër të këtij projekti në komunën e Bogovinës është realizuar dhe masa për ballafaqimin me rreziqet dhe dëmet nga derdhjet e mundshme tëardhshme të ujit nga shtrati i lumenjve në Pirok, Kamjan, Pallçishtë, Novo Sellë dhe Bogovinë, ndërsa vet procesi rezulton me zhvillimin e një strategjie afatgjatë për ndryshimet klimatike të komunës, që e reflekton gjendjen dhe nevojat specifike të popullatës lokale.

Me këtë rast dëshirojë që t’i shpreh falënderim të madh qeverisë amerikane e cila përmes USAID-it, në kuadër të projektit për Strategjitë komunale të ndryshimeve klimatike, i zbatuar nga Milieukontakt Maqedoni, i ka realizuar këto masa të cilat janë të rëndësishme jo vetëm për komunën e Bogovinës, por edhe për të gjithë rajonin e Pollogut.
Shënimi i pilot projektit të realizuar në Bogovinë  për strategjitë komunale të ndryshimeve klimatike
Shënimi i pilot projektit të realizuar në Bogovinë  për strategjitë komunale të ndryshimeve klimatike
Shënimi i pilot projektit të realizuar në Bogovinë  për strategjitë komunale të ndryshimeve klimatike

Publikuar: 26.09.2016 | 12:07
Lexuar: 1528 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime