E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri Kuçi, njofton Ministria e Ekonomisë, gjatë fjalës së tij tha se shqiptarët gjithandej nëpër botë vazhdimisht janë duke shënuar suksese në të gjitha sferat, si kultura, arti, sporti, mjekësia dhe sidomos në fushën e hotelierisë dhe shërbimeve.
Kuçi dhe Bejta në inaugurimin e restoranit

Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi dhe kryetari i Gostivarit Nevzat Bejta kanë marrë pjesë në hapjen solemne të restoranit elitar "La Perla Graz" në Austri, pronë e dy bashkëvendasve nga Gostivari, Faruk e Nagib Neziri.

Ministri Kuçi, njofton Ministria e Ekonomisë, gjatë fjalës së tij tha se shqiptarët gjithandej nëpër botë vazhdimisht janë duke shënuar suksese në të gjitha sferat, si kultura, arti, sporti, mjekësia dhe sidomos në fushën e hotelierisë dhe shërbimeve.

"Nënë Tereza, Ferid Murati dhe një numër i madh i shqiptarëve lëshuan vatrat tona për t'u bë model i suksesit kudo në botë. Shpresoj shembullin e atyre që i përmenda më lartë të ndjekin edhe Nagipi dhe Faruku. Sot, po presim këtë shirit këtu në Grac të Austrisë, menjeherë pas prerjes së shiritit të Fabrikës së ujit Maja në Gajre të Dibrës, të cilën e bëmë një muaj pasi premë shiritin për fabrikën e parë në Zonën e Lirë në Tetovë, ku dhe do të fillon me punë kompania e suksesshme nga SHBA-të ‘Lear", tha ministri Kuçi.

Afaristët tanë nëpër botë e kanë pasur dhe gjithmonë do ta kenë mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe të Qeverisë, kudo që të vendosin të investojnë, në Maqedoni apo në vendet ku veprojnë, përfundoi ministri Kuçi.

Kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta tha se është krenar me sukseset që i shënojnë afaristët e kësaj komunë nëpër botë.

"Fillimisht më lejoni të falemenderojë për mikpritjen kryetarin e Gracit, është një ndër kryetarët më të mirë që e kam njoftuar dhe prej kryetarit të Gracit kam mësuar shumë gjëra, nga që është një kryetar i një qyteti shumë etnik ashtu si është Gostivari. Kam ardhur për dy djemt e mi Farukun dhe Nagibin e tash janë djemt e juaj, ata bëjnë punë në të mirë të qytetit të Gracit, bëjnë hapjen e restorantit që do ju shërbëjë qytetarëve tuaj, secili qytetarë në profesionin e vet është zotëri për punën që bën dhe unë besoj se këto djem do ju shërbejnë qytetarëve dhe mysafirëve të qytetit tuaj. Nuk dyshojë që ata që do shërbehen këtu, nuk do të kalojnë mirë, Farukut dhe Nagibit ju dëshirojë shumë shëndet dhe sukses në punë", tha para të pranishmive kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Faruk Neziri, disa herë ka fituar çmime prestigjioze në Itali. Në prill të vitit 2013 ai është zgjedhur kuzhinieri më i mirë në Itali, në kategorinë e përgatitjes së ushqimeve nga peshku dhe frutat e detit.

Për shkak të imazhit të përhapur në mbarë Italinë, në restorantin ku ka punuar Neziri, rregullisht frekuentojnë figura të njohura të politikës, biznesit, estradës, kulturës dhe artit italian. Këtë rezultat pritet ta ndjek edhe restoranti “La Perla Graz” në Grac të Austrisë.

Publikuar: 27.09.2016 | 13:26
Lexuar: 1531 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime