E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çdo vit tradicionalisht në këtë ditë u ndajmë mirënjohje më të suksesshmëve, gjegjësisht të gjithë aktorëve të cilën kanë impakt në sferën e turizmit.
Mirënjohje për më të suksesshmit në turizëm për vitin 2016

Me rastin e 27 shtatorit, Ditës botërore të turizmit, Ministria e Ekonomisë u ndau mirënjohje agjencive më të njohura turistike, hotelierëve, manifestimeve turistike dhe plazheve më të mira të cilat e shënuan vitin 2016.

Propozimet janë bërë së bashku me shoqatat turistike dhe odat, duke i marrë parasysh raportet e Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit, në pjesën e subvencioneve të ndara për qarkullimin e organizuar turistik si dhe aktivitetet e komisioneve të cilat punojnë në kategorizimin e hoteleve, restoranteve dhe licencimit të agjencive turistike.

"Çdo vit tradicionalisht në këtë ditë u ndajmë mirënjohje më të suksesshmëve, gjegjësisht të gjithë aktorëve të cilën kanë impakt në sferën e turizmit. Turizmi është degë shumë e ndjeshme dhe prandaj duhet vepruar në mënyrë më agresive të veprohet si në politikat qeveritare ashtu edhe te fakultetet, hotelierët, agjencitë turistike, restorantet,...," deklaroi, Shefket Hazari, këshilltar shtetëror i turizmit në Ministrinë e Ekonomisë.

Ai theksoi se si rezultat i politikave qeveritare në 10 vitet e fundit turizmi është rritur për 140 për qind.

"Maqedonia para disa viteve ishte destinacion i panjohur turistik. Me të gjitha masat të cilat u ndërmorën në 10 vitet e kaluara vendi po bëhet destinacion i njohur. Me masat të cilat i ndërmerr Qeveria, përsosja e ofertës së sektorit privat dhe përmirësimi i edukimit të kuadrit turistik Maqedonia tashmë është konkurrente në rajon dhe më gjerë", potencoi Hazari.

Drejtori i grupacionit "Fibula er travell" në përbërje të së cilit është edhe hotel "Izgrev" në Strugë, Asim Megjedoviq tha se manifestimi i sotëm është stimul për personat të cilët punojnë në sferën e turizmit.

"Që të përforcohet bashkëpunimi midis sektorit privat dhe institucioneve relevante nga sfera e turizmit është e nevojshme që të pengohet konkurrenca jolojale në pjesët ku gravitojnë turistë, të rritet mbështetja për prezentimin e panaireve dhe në to në mënyrë maksimale të kyçet edhe sektori privat, të organizohet prezentim më i madh i vendit jashtë vendit me kujdes të veçantë në vendet të cilat mund të sjellin turistë në Maqedoni", tha Megjedoviq.

Theksoi se sezoni i kaluar turistik në Maqedoni ka qenë mjaft turbulent dhe specifik si edhe viteve të kaluara deri më tani, por me pjesë të përforcuar organizative të agjencive turistike dhe hotelierëve dhe bashkëpunim dhe besim të përmirësuar.

Menaxheri i hotelit "Skardus" në kodrën e Diellit, Hashim Asani theksoi se çmimet të cilat i marrin sot u japin fuqi punonjësve turistik të japin kontribut më të fuqishëm për zhvillimin e turizmit.

"Ballafaqohemi me probleme të shumta, por me shumë punë dhe mund i zgjidhim. Në Kodrën e Diellit ne jemi hoteli i vetëm që funksionon. Për të katërtin vit punojmë dhe sjellim turistë edhe pse nuk kemi infrastrukturë përkatëse", tha Asani.

Precizoi se bashkëpunojnë me agjenci turistike nga vendi, Kosova, Shqipëria dhe Turqia.

Drejtori i "Karaxha turs ballkan" dhe i Kiçen bar "Gnezdo", Akan Mahmut manifestimin e sotëm e vlerësoi si nxitje të mirë për punonjësit turistik.

"Ne jemi agjenci e specializuar për turizëm inkaming, ndërsa subvencionet të cilat na i jep Ministria e Ekonomisë kontribuan për prezentimin më të mirë të vendit jashtë vendit. Në vit i sjellim prej 9 deri në 11 mijë turistë. Kryesisht punojmë me Turqinë, por edhe me të gjitha vendet e rajonit", tha Mahmut.

Deri më tani, theksoi, secili prej nesh mundohej me mjete personale ta promovojë turizmin në Maqedoni, ndërsa mjetet prej subvencioneve na i mbulojnë shpenzimet bazë për atë.

Mirënjohje u ndanë 50 përfaqësuesve më të suksesshëm të sektorit turistik, në gjashtë kategori dhe disa nëngrupe edhe atë: hotelet më të suksesshme për vitin 2016, në segmentet ofertë e re turistike (3), ofertë turistike cilësore (5), hotele në pjesë malore (4) dhe hotele në ofertën spa (5); restorante më të suksesshme (5); agjenci turistike, në segmentet inkaming (5) dhe autgoing (5); manifestime më të suksesshme turistike (7); plazhe më të rregulluara (5); bashkëpunim në sferën e turizmit - fakultete (5) dhe shoqata/oda afariste.

Sivjet Dita botërore e turizmit festohet nën moton "Turizëm për të gjithë: persona me handikap, persona të moshuar dhe familje të cilat udhëtojnë me fëmijë të vegjël", ndërsa shënimi zyrtar ndodh në Bangkok të Tajlandës.
Mirënjohje për më të suksesshmit në turizëm për vitin 2016
Mirënjohje për më të suksesshmit në turizëm për vitin 2016
Mirënjohje për më të suksesshmit në turizëm për vitin 2016

Publikuar: 27.09.2016 | 15:30
Lexuar: 1568 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime