E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë autostradë ka shtatë unaza dhe disa ura dhe me të pritet të shkurtohet rruga e udhëtimit në këtë rajon.
Ndërtimi i rrugës eksprese Veles - Shtip nga fundi

Ndërtimi i rrugës eksprese nga Velesi deri në Shtip në gjatësi prej 26 kilometrave është nga fundi. Asfaltimi pritet të përfundojë për disa ditë, ndërsa planifikohen edhe dy vendkalime hekurudhore për të cilat do të furnizohen edhe pajisje sinjalizuese dhe barrikada të reja.

Rruga është ndërtuar në tre faza, nga të cilat të dyja tashmë janë përfunduar, ndërsa pjesa më e madhe e fazës së tretë të rrugës, e cila është në gjatësi prej 10 kilometrave, përfundohet. Bëhet fjalë investim prej rreth 15 milionë eurove, mjete të siguruara përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa me lëshimin në përdorim të kësaj rruge eksprese pritet të lehtësohet qarkullimi në këtë aks rrugor, i cili është shumë i frekuentuar.

Verifikim në aktivitetet ndërtimore sot kanë kryer lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski dhe drejtorin e Ndërmarrjes shtetërore për rrugë shtetërore Aleksandar Stojanovski.

Ministri Misajllovski informoi se në pajtim me dinamikën e planifikuar zhvillohen edhe aktivitetet ndërtimore në autostradën nga Milladinovci deri në Shtip ku tashmë janë asfaltuar 22 kilometra nga gjithsej 47 kilometrat e planifikuara. Në këtë autostradë ka shtatë unaza dhe disa ura dhe me të pritet të shkurtohet rruga e udhëtimit në këtë rajon.

Publikuar: 30.09.2016 | 16:32
Lexuar: 1856 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime