E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri italian i Punëve të Brendshme Anxhelino Alfano ka dhënë urdhër për ekstradimin e shtetasve të Maqedonisë.
Italia ekstradon pesë shtetas të Maqedonisë të akuzuar për propagandë xhihadiste


Me aeroplan me sigurim ndërkombëtar sot pesë shtetas të Maqedonisë, midis të cilëve një grua, janë ekstraduar nga Italia në Maqedoni, të cilët akuzohen për propagandë xhihadiste.

Policia italiane në periudhë prej dy viteve, ka mbledhur materiale dhe dëshmi për atë se shtetasit e Maqedonisë, të cilët kanë jetuar në rajonin Friuli-Venecie Xhulija, kanë bërë thirrje për xhihad dhe shahid (martirizim vullnetar përmes sulmeve vetëvrasëse), pastaj kanë festuar me rastin e sulmeve të SHI-së, ndërsa kanë krijuar edhe lidhje me imamët radikalë të Ballkanit.

Ministri italian i Punëve të Brendshme Anxhelino Alfano ka dhënë urdhër për ekstradimin e shtetasve të Maqedonisë.

"Puna jonë parandaluese është me rëndësi të madhe për luftën kundër terrorizmit. Do të vazhdojmë në këtë drejtim sepse konsiderojmë se parandalimi është instrument strategjik në përpjekjet për zvogëlimin e nivelit të rrezikuar në Itali, edhe pse nuk ka vend me zero nivel të rrezikut", qëndron në kumtesën e publikuar nga ministri italian, transmetoi sot agjencia bullgare e lajmeve BTA.

Sqarim shtesë për ngjarjen kanë dhënë edhe përfaqësuesit nga prokuroria në Trieste, sipas të cilëve, pesë shtetas të Maqedonisë "në mënyrë të vendosur e kanë mbështetur ekstradimin në SHI dhe sistemimin e ideologjisë së saj dhe kategorikisht kanë refuzuar të integrohen në shoqërinë italiane".

Nga fillimi i vitit 2015 nga Italia janë ekstraduar 121 ekstremistë islamikë.

Publikuar: 03.10.2016 | 17:21
Lexuar: 1565 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime