E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në karrierë ka fituar afro 500 milionë dollarë dhe duelet e tij janë kthyer në një rit kolektiv në Filipine. Qindra mijëra persona nëpër sheshe.
Boksi më i ndryshoi jetën

Manny Pacquiao trondit opinionin publik.

“Në adoleshencë i kam provuar të gjithë llojet e drogave”, ishte deklarata e dhënë nga ish-kampioni i botës në tetë kategori të boksit, gjatë një interviste për Reuters.

Idhulli i Filipineve nuk e fsheh të kaluarën, pavarësisht angazhimit politik në vend, ku mban detyrën e senatorit dhe aktualisht është i impenjuar në fushatën elektorale në mbështetje të presidentit Rodrigo Duterte, që luftën kundër drogës e ka kthyer në strategjinë e tij për të fituar një tjetër mandat.

Manny Pacquiao, që disa herë ka shfaqur synimin për t’u tërhequr nga boksi, do të rikthehet në ring më 5 Nëntor, në duelin kundër amerikanit Jessie Vargas në Las Vegas.

“Presidenti nuk ishte në dijeni të eksperiencës time me drogën. Kjo histori zgjati disa kohë, përpara se boksi të më shpëtonte. Megjithatë, ai më ndihmoi, promovoi boksin në Filipine dhe sponsorizoi një prej dueleve të mia të para në karrierë”, tha 37-vjeçari.

Pac-Man e ka nisur praktikisht nga zero, me një familje të varfër që nëse nuk flinte nëpër rrugë, si shtëpi përdorte kasollet prej kashte.

Në tentativën për të ndihmuar të atin dhe nënën, Pacquiao njohu ringun e parë në jetë: atë të rrugës. Një ambient i ashpër, ku është e vështirë të humbasësh dhe ku nuk evitoi përdorimin e drogës.

Më pas u shfaq boksi, që i ndryshoi jetën, duke e kthyer në legjendë të ringut.

Në karrierë ka fituar afro 500 milionë dollarë dhe duelet e tij janë kthyer në një rit kolektiv në Filipine. Qindra mijëra persona nëpër sheshe.

Boksimi i Manny Pacquiao-s shoqërohet me një paqe olimpike, ku bandat ndërpresin operacionet dhe ngjarjet kriminale në vend zvogëlohen.

Një popullaritet i jashtëzakonshëm, falë së cilit u përfshi në politikë, ndërsa si tifoz i zjarrtë i basketbollit, luan edhe pak minuta në kampionatin e Filipineve.

Publikuar: 05.10.2016 | 11:46
Lexuar: 1415 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime