E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përkrahja nga Posta e Turqisë ka një rëndësi të veçantë për ne, kjo do na ndihmojë që më shpejt t'i realizojmë planet tona afariste për rritje të cilsisë së shërbimeve egzistuese, ofrim të shëbimeve të reja
Posta e Maqedonisë dhe Posta e Turqisë nënshkruan memorandum për bashkëpunim










Drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë Faadis Rexhepi dhe drejtori i përgjithshëm i Postës së Turqisë, Kenan Bozgeyik sot në Stamboll nënshkruan memorandum për bashkëpunim afarist mes dy kompanive.

Siç citohet në njoftimin zyrtar, të dyja palët u pajtuan që t'i avancojnë përparsitë komparative në të gjitha sferat me interses të ndërsjelltë, veçanërisht përmes këmbimit të përvojave të ndërsjellta me theks të veçantë nga të dy administratat postare në zhvillimin e e-commerce në Postën e Maqedonisë.

"Përkrahja nga Posta e Turqisë ka një rëndësi të veçantë për ne, kjo do na ndihmojë që më shpejt t'i realizojmë planet tona afariste për rritje të cilsisë së shërbimeve egzistuese, ofrim të shëbimeve të reja, sidomos sherbimet e e-commerce si një mundësi për zhvillim të mëtutjeshëm të Postës së Maqedonisë",theksoi Rexhepi.

Publikuar: 07.10.2016 | 17:44
Lexuar: 1436 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime