E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë event mori fjalën edhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, ambasadori i BE-së në Maqedoni E.T. Samuel Zhbogar dhe kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski.
Ministri Ameti në promovimin e projektit për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në komunen e Kumanovës

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti, sot, mori pjese në promovimin e projektit të IPA-s “Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në komunën e Kumanovës” në kuadër të të cilit kryhet rehabilitimi /zëvendësimi i pjesëve kritike të identifikuara në sistemin ekzistues të kanalizimit në Kumanovë - ndërtimi i tubacioneve të kanalizimit të ri në zonat të cilat për momentin nuk janë të mbuluara me shërbimet e grumbullimit të ujërave të zeza.

Mes tjerash , Ministri Ameti theksoi se me realizimin e këtij projekti do të rritet numri i banorëve të cilët do të kyçen në sistemin e kanalizimit dhe të stacionit ekzistues për trajtim dhe me këtë do të reduktohet efekti negativ mbi resurset ujore, natyrën dhe si rrjedhojë e kësaj edhe mbi shëndetin e banorëve.

- Përmes zbatimit të këtij projekti, presim që të përmirësohen kushtet për qytetarët e komunës së Kumanovës, përkatësisht grumbullimi dhe largimi i ujërave të zeza urbane, të zgjidhen probleme të caktuara të cilat dalin në pah me rrjetin e kanalizimit, të ndërlidhen vendbanime të caktuara me sistemin kolektoral të qytetit, si dhe të ndërtohet kanalizimi në disa vendbanime ku i njëjti nuk ekziston. Njëherësh, projekti drejtpërdrejt do të kontribuojë edhe drejt përmirësimit të punës së stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Kumanovë i cili ishte ndërtuar disa vite më parë – shtoi ai.

Në këtë event mori fjalën edhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, ambasadori i BE-së në Maqedoni E.T. Samuel Zhbogar dhe kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor këtë projekt e zbaton me mbështetjen e Delegacionit të BE-së dhe Ministrisë së Financave.
Ministri Ameti në promovimin e projektit për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në komunen e Kumanovës
Ministri Ameti në promovimin e projektit për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në komunen e Kumanovës

Publikuar: 07.10.2016 | 17:49
Lexuar: 1406 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime