E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takim u njoftua për vizitën e ministrit të Ekonomisë së Sllovenisë Zdravko Poçivashlek në Maqedoni më 19 tetor, thuhet në kumtesë.
Ministri Kuçi u takua me аmbasadorin e Sllovenisë, Jazbec

Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi sot priti në një takim ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec.

Ministri Kuçi, siç theksohet në kumtesë, vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve mike si të shkëlqyer, dhe shprehu falënderim për gjithë mbështetjen që Maqedonia merr nga Republika e Sllovenisë në të gjitha sferat.

Kuçi theksoi se Republika e Sllovenisë është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Maqedonisë, e cila ka qenë vazhdimisht në mesin 20 vendeve kryesore me të cilat Republika e Maqedonisë ka volumin më të madh të tregtisë. Në vitin 2015, tha ministri Slovenia zuri vendin e 14-të, ndërsa në periudhën janar - korrik të këtij viti është vendi i 13-të në listën e vendeve me vëllimin më të lartë të tregtisë.

Ambasadori slloven në Shkup, Jazbec tha se Sllovenia gjithmonë ka mbështetur dhe do të mbështesë Maqedoninë në procesin e integrimit në strukturat e BE-së dhe NATO-s, duke shtuar se Sllovenia më së miri e kupton Maqedoninë, dhe e di se pse është e rëndësishme për Maqedoninë sa më shpejt të jetë e mundur të përfundon reformat dhe t'i bashkohet strukturave të NATO-s dhe BE-së.

Dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë me bashkëpunimin mes dy vendeve mike në fushën e turizmit, biznesit dhe energjetikës, ndërsa ministri Kuçi kërkoi mbështetjen e Sllovenisë në lidhje me përdorimin e fondeve të IPA-s për Maqedoninë.

Në takim u njoftua për vizitën e ministrit të Ekonomisë së Sllovenisë Zdravko Poçivashlek në Maqedoni më 19 tetor, thuhet në kumtesë.

Publikuar: 07.10.2016 | 17:55
Lexuar: 1511 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime