E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kam filluar të blej rroba Versace dhe më pas çdo gjë në shtëpinë time ka qenë vetëm Versace. Makinat e mia, pishina në shtëpi, pllakat në kuzhinë, stolitë e mia, perdet, të gjitha.
Jeta e 30-vjeçarit shqiptar i dashuruar pas Versaces
Ky që shihni në foto është shqiptar nga Maqedoni. Ai po bën bujë në mediat angleze për jetën luksoze që bën.

Shenki Maslani e ka mbushur gjithçka në shtëpinë e tij me logon e Versaces. “The Sun” i ka kushtuar një shkrim të gjatë atij dhe jetës luksoze që bën.

Shenki ka treguar se ka qenë i fiksuar pas Versaces që në vitin 2009.

Kam filluar të blej rroba Versace dhe më pas çdo gjë në shtëpinë time ka qenë vetëm Versace. Makinat e mia, pishina në shtëpi, pllakat në kuzhinë, stolitë e mia, perdet, të gjitha.

Edhe pllakat që i kam blerë shkruajnë Versace. Perdet gjithashtu. Çdo artikull në shtëpinë time është vetëm Versace. Madje, edhe jeta ime”, ka thënë ai.

Gjithashtu djali tregon se nuk pendohet për faktin se shpenzon shumë për produktet e kësaj marke: “Nuk pendohem që të brendshmet i blej 188 euro, ose 45 euro çorapet”.

Ai planifikon që të hapë një kafe në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup dhe të ndërrojë mbiemrin. Lokali thotë se të jetë një imazh i Versaces.
 Shenki Versace
 Shenki Versace
 Shenki Versace
 Shenki Versace
 Shenki Versace
 Shenki Versace
Shenki Versace

Publikuar: 07.10.2016 | 18:08
Lexuar: 1405 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime