E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDD, Iliriana Gafurri theksoi se në vazhdën e aktiviteteve qe po i bënë Kryesia e LDD-se, komisionet sektoriale, grupet e eksperteve, Forumi i Gruas dhe Rinise të Lidhjes Demokratike të Dardanisë që kanë të bëjnë më diasporën organizohet fushata "LDD PER MERGATEN" e cila po organizohet prej datës 15 korrik deri me 15 Gusht.
LDD organizon një sërë aktivitetesh në kuadër të fushatës ''LDD për Mërgatën''










LDD organizon një sërë aktivitetesh në kuadër të fushatës ''LDD për Mërgatën''

Lidhja Demokratike e Dardanisë do të organizon një sërë aktivitetesh në kuadër të fushatës "LDD për Mërgatën", u tha në konferencën për media ë LDD-së.

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDD, Iliriana Gafurri theksoi se në vazhdën e aktiviteteve qe po i bënë Kryesia e LDD-se, komisionet sektoriale, grupet e eksperteve, Forumi i Gruas dhe Rinise të Lidhjes Demokratike të Dardanisë që kanë të bëjnë më diasporën organizohet fushata "LDD PER MERGATEN" e cila po organizohet prej datës 15 korrik deri me 15 Gusht.

" LDD ka shtrirje të fuqishme në të gjitha shtetet evropiane dhe në SHBA. Në këto vende jemi partia më e fuqishme, duke i konsideruar mërgimtarët si pjesë e pandarë e jona dhe vlerave tona kombëtare",

Kjo fushatë fillon me 18 korrik në Pejë, ku LDD shtron një darkë mirëseardhje për mërgimtarët e Rajonit të Dukagjinit, në të cilën do të jetë i pranishëm edhe kryetari i LDD-së, Akademik Nexhat Daci.

"Gjithashtu me date 21 07 ne ora 11h në Seli të LDD-se në Prishtinë ,Kryetari Daci do të pres dhe takojë tashmë tradicionalisht anëtarët e strukturave partiake të LDD-së në mërgim dhe mërgimtarë të tjerë të interesuar.Me date 31 07 për Rajonin e Anamoravës, në Gjilan do të organizohen gjithashtu disa aktivitete për mërgimtaret. Kurse takime me bashkatdhetarët të karakterit të bashkëbisedimit, informimit të interesimeve, shprehjes së brengave dhe shqetësimeve të tyre... do të organizojnë të gjitha degët e LDD -se në mbarë Kosovën", tha Gafuri.

" LDD vlerëson lartë kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm të mërgatës sonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. LDD vlerëson se diaspora shqiptare ka potenciale dhe kapacitete të shumta në të gjitha fushat që i duhen shumë Kosovës dhe institucioneve të saja, e që fatkeqësisht kjo qeveri aktuale i ka injoruar dhe asnjëherë nuk ka pas vizion të mirëfilltë për integrimin e tyre", tha Gafuri.

Publikuar: 17.07.2010 | 18:07
Lexuar: 1138 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime