E martë, 18.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Thashethemet janë të vërteta... Take That: përbërja origjinale, kanë shkruar dhe incizuar një album i cili do të lansohet më vonë gjatë këtij viti", thuhet në deklaratën e grupit.
Robbie Williams i ribashkohet





Robbie Williams ka konfirmuar se ai po ribashkohet me ish grupin e tij muzikor "Take That" për të incizuar një album dhe për të marrë pjesë në turne.

Williams ka lëshuar një deklaratë së bashku me ish grupin e tij, në të cilën thuhet se ribashkimi duket "sikur njeriu kthehet në shtëpi të vet".

"Thashethemet janë të vërteta... Take That: përbërja origjinale, kanë shkruar dhe incizuar një album i cili do të lansohet më vonë gjatë këtij viti", thuhet në deklaratën e grupit.

Kjo është hera e parë që ata kanë incizuar një album bashkërisht që prej lansimit të albumit të tyre të parë "Nobody Else" në vitin 1995.

Williams ka thënë se ai është ndjerë jashtëzakonisht i kënaqur me praninë e katër anëtarëve tjerë të grupit, pas një kohë të gjatë.

Publikuar: 17.07.2010 | 20:46
Lexuar: 1197 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime