E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aktorja Teuta Krasniqi ka pasur arsye që me datën 27 korrik të festojë dhe të gëzohet pa masë. Të martën ajo festoi ditëlindjen e 28-të, njëvjetorin e fejesës me të dashurin e saj Bleron, si dhe tremujorin e lindjes së vajzës së tyre, Tarës.
Teuta dhe Blero martohen në shtator





“Ka qenë një gëzim i trefishtë. Kam festuar ditëlindjen time, një vjetorin e fejesës me Bleron dhe tre mujorin e lindjes së vajzës sonë Tarës. Që nga ora 24.00 kur është bërë data 27 korrik e deri në mbrëmjen e orës 24.00, kemi qenë gjatë tërë ditës në festë. Kemi qenë në një piknik bashkë me familjarët e mi dhe disa familjarë të rrethit më të gjerë. Edhe pse koha nuk na mbajti aq mirë, mund të them se kemi kaluar për mrekulli”, thotë Teuta Krasniqi për “Zërin”.

Dhurata më e mira për këtë vit ka qenë vajza Tara

Teuta theksoi se ka marr shumë dhurata të ndryshme për ditëlindje, por dhurata më e çmuara është ardhja në jetë e vajzës, Tara.

“Kam marr shumë dhurata nga vëllai, motra, familja dhe gjithë të tjerët. Një dhuratë shumë të bukur e kam marr nga bashkëshorti ime, Blero i cili gjithmonë di të më befasoj më gjëra të bukura. Këtë herë më ka blerë një qafore shumë të bukur me gurë shkëlqyes, madje më gurë
të kaltër për mësysh”, qesh Teuta e cila më pas shton se “dhuratën më të mirë e kam nga Zoti i cili na ka dhuruar vajzën Tarën, që njëkohësisht ka mbushur tre muaj”, thotë Teuta duke thënë se para dy javësh e ka pasur ditëlindjen edhe Blero të cilit siç thotë ajo ia ka dhuruar një dhurata shumë të bukur por që nuk ka dëshirë ta zbuloj për publikun.

Aktorja Krasniqi pohoi se vajza Tara çdo ditë e më shumë po e shton lumturinë në familjen e tyre. “Tara është shumë mirë, çdo ditë po rritet, po trashet dhe po na kënaq. Ajo është gëzimi dhe lumturia e familjes sonë”, pohoi Teuta.

Blero dhe Teuta
Dasma në shtator

Çifti Blero dhe Teuta Krasniqi kanë filluar të mendojnë edhe për ceremoninë e dasmës së tyre. Teuta thotë se dasma do të jetë në muajin shtator, por ende nuk dëshiron të tregojë datën e ceremonisë.

“Dasma do të jetë në shtator, por datën nuk dëshirojmë ta zbulojmë para kohe”, shprehet aktorja Krasniqi, e cila më pas flet edhe për kthimin e saj në skenën televizive.

“Pas dasmës, atëherë do t’u kthehem edhe aktivitetet të mia të punës, dhe sigurisht që nga fillimi i sezonit të ardhshëm do të jem sërish pjesë e serialit “Kafeneja jonë”, pa i anashkaluar edhe projektet e tjera televizive”, nënvizoi aktorja e mirënjohur, Teuta Krasniqi.

Publikuar: 29.07.2010 | 20:00
Lexuar: 2647 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime