E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Numri i kandidatëve potencial për kryetar shteti për zgjedhjet e caktuara më 22 mars të këtij viti u ngjit në dhjetë, pasi mbrëmë përfaqësues të vet për garën zgjedhore propozuan partitë më të mëdha të shqiptarëve në Maqedoni.
BDI garon me Agron Buxhakun, PDSH me Mirushe Hoxhën










Numri i kandidatëve potencial për kryetar shteti për zgjedhjet e caktuara më 22 mars të këtij viti u ngjit në dhjetë, pasi mbrëmë përfaqësues të vet për garën zgjedhore propozuan partitë më të mëdha të shqiptarëve në Maqedoni.

Kandidati presidencial i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) është ish-ministri i Transportit Agron Buxhaku, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare zgjodhi profesoreshën Mirushe Hoxha.

VMRO-DPMNE-ja në pushtet zgjodhi profesorin universitar Gjorgji Ivanov për kandidat të saj në zgjedhjet presidenciale më 22 mars, ndërsa LSDM-ja opozitare qëndroi pas kandidaturës së profesorit Lubomir Danilov Fërçkovski.

Kandidat për kryetar shteti nga PLD-ja është diplomati Nano Ruzhin, ndërsa si shqiptar i vetëm në zgjedhjet presidenciale do të paraqitet kryetari i Demokracisë së Re, ministër i deriparadokohshëm i Shëndetësisë Imer Selmani.

Kandidaturë presidenciale shpalli edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme Lube Boshkoski të cilin Tribunali i Hagës e liroi nga aktakuza për krime lufte.

E vetmja grua si kandidate presidenciale është Sllagjana Taseva, e cila qëndron në krye të organizatës joqeveritare Transparencë zero korrupsion.

Kandidat potencial presidencial është edhe politikologu Bllagoja Markovski, i mbështetur nga partia Podem. Kandidaturë paraprakishtë shpalli edhe biznesmeni i njohur maqedonas që jeton në SHBA Xhorxh Atanasovski.

Nga kombimi ra kryetari i deriparadokohshëm i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Sërgjan Kerim, i cili krahas pritjes nuk do të kandidohet në zgjedhjet presidenciale.
Kerim i akuzoi partitë për taktizime në llogari të interesave shtetërore dhe mospasje të ndërgjegjës për situatën delikate në të cilën gjendet Maqedonia.

"U binda edhe një herë se për partitë politike më të rëndësishme janë taktizimet e ndërsjella më llogari të interesave shtetërore", tha Kerim, duke kumtuar "vendimin më të vështirë në jetë" që të mos kandidohet në zgjedhjet e caktuara presidenciale.

Publikuar: 29.01.2009 | 10:42
Lexuar: 1281 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime