E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Drejtoria e Policisë së Shtetit bëri të ditur se të arrestuarit janë Aleksander Gjokaj, 21 vjeç, Bledar Meminaj, 22 vjeç, Andi Kotorri , 25 vjeç, Dijon Bushi, 19 vjeç, Fabjon Jahaj, 21 vjeç, Endrit Salataj, 22 vjeç, të gjashtë banues në Vlorë dhe Juxhin Mustafaraj, 23 vjeç, banues në Tiranë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi Ilir Muka.
Ngjarja në Himarë, arrestohen 7 persona të dyshuar








Drejtoria e Policisë e Qarkut të Vlorës, në bashkëpunim me prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në sajë të një pune të mirëorganizuar, bëri të mundur sot arrestimin në flagrancë të 7 shtetasve, të dyshuar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një i ri, banore i kësaj qyteze, humbi jetën i përplasur nga një autoveturë.

Drejtoria e Policisë së Shtetit bëri të ditur se të arrestuarit janë Aleksander Gjokaj, 21 vjeç, Bledar Meminaj, 22 vjeç, Andi Kotorri , 25 vjeç, Dijon Bushi, 19 vjeç, Fabjon Jahaj, 21 vjeç, Endrit Salataj, 22 vjeç, të gjashtë banues në Vlorë dhe Juxhin Mustafaraj, 23 vjeç, banues në Tiranë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi Ilir Muka.

Sipas Policisë, arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim e shtetasit Ilir Muka, është bërë pasi ata akuzohen si autorë të veprave penale të "vrasjes me dashje" dhe "përkrahje të autorit të krimit", parashikuar nga neni 76 dhe 302 te Kodit Penal.

Dje, rreth orës 22.00, shtetasit Aleksander Gjokaj, Bledar Meminaj, Andi Kotorri dhe Juxhin Mustafaraj, teksa udhëtonin me një mjet tip "Audi", me ngjyrë gri, me targa të shtetit anglez, me drejtues mjeti shtetasin Ilir Muka, në aksin rrugor Himarë (Qytet)- Himarë (fshat), pas një debati me fjalë për motive banale me shtetasin Aristidh Guma, banor i fshatit Himarë, i cili po udhëtonte me motoçikletë në të njëjtën rrugë, ne vendin e quajtur "Avli", e kanë goditur atë me automjetin e tyre, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje ata janë larguar dhe janë fshehur në vendin e quajtur "Përroi i Vishës", ku i kanë telefonuar tre shokëve të tyre, shtetasve Endrit Salataj, Dijon Bushi dhe Fabjon Jahaj, të cilët udhëtonin pas tyre me automjetin me targa VL 8312 C, në momentin e ngjarjes. Këta të tre shtetas, kanë marrë shtetasin Ilir Mukaj dhe janë larguar për në drejtim te Jalës me qëllim fshehjen e tij.

Strukturat e Policisë së Shtetit vazhdojnë punën në mënyrë intensive për kapjen e shtetasit Ilir Muka, të shpallur në kërkim.

Mësohet se po dje shtetasi Ilir Muka është konfliktuar rreth mesditës për motive banale me disa banorë të Himarës, por kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me viktimën.

Ndërkohë, po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Publikuar: 13.08.2010 | 22:59
Lexuar: 1447 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime