E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Derisa Obama pohon se ndërtimi i xhamisë është dëshmi për liritë fetare në SHBA, kundërshtarët e tij, me mbështetjen e shumicës së amerikanëve të anketuar, vlerësojnë se ky është mosrespektim i sulmeve terroriste në Nju-Jork, thekson gazeta "Gardian".
Obama u nënshtrohet kritikave për shkak të mbështetjes për ndërtimin e xhamisë në









Presidenti amerikan Barak Obama ka mbështetje gjithnjë e më të vogël në opinion, edhe krahas plotësimit të premtimeve parazgjedhore, ndërsa rasti më i ri për kritikë është mbështetja për ndërtimin e xhamisë në afërsi të kullave të rrëzuara të Qendrës tregtare botërore, shkruan sot shtypi britanik.

Derisa Obama pohon se ndërtimi i xhamisë është dëshmi për liritë fetare në SHBA, kundërshtarët e tij, me mbështetjen e shumicës së amerikanëve të anketuar, vlerësojnë se ky është mosrespektim i sulmeve terroriste në Nju-Jork, thekson gazeta "Gardian".

Ish kandidatja republikane për nënkryetare të SHBA-së Sara Pejlin deklaroi se kjo "do të jetë njëjtë sikur serbët të ndërtojnë kishë në Srebrenicë", dhe në këtë sheh në dëshmi personale për "joamerikansinë" e Obamës, transmeton Bi Bi Si.

Paradoksi është në atë që paralelisht me plotësimin e premtimeve të tij parazgjedhore, siç është reforma e sigurimit shëndetësor dhe sistemit bankar, popullariteti i Obamës bie së bashku me potencialin e kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë, vlerëson gazeta britanike.

"Ai ndoshta edhe më tej është politikani më i famshëm në SHBA, por kjo nuk do ta parandalojë dështimin e partisë së tij në zgjedhjet e vjeshtës dhe bllokadën e iniciativave të tij, deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale për dy vite", konstaton "Gardian".

Publikuar: 16.08.2010 | 16:30
Lexuar: 937 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime